Investigimi i ‘New York Times’/ Berisha: Edi Rama është turpi i botës së lirë, ai duhet të largohet

Premte, 03 February 2023 13:02

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi sot në konferencën për shtyp edhe shkrimin e gazetës së madhe amerikane, ‘New York Times’, ku ‘gozhdohet’ kryeministri Edi Rama për lidhjet e tij me Charles McGonigal.

“Ka një përpjekje nga mediat e Ramës për të fshehur të vërtetën sa edhe subpoena, që është procedurë hetimi, të mos e quajnë si të tillë.

 

Sot Edi Rama ka një lajm tjetër. Është personazh kryesor në ‘New York Times’. Ia boton edhe këtë fotografi. Ia kanë përzgjedhur edhe fotografinë për t’iu përshtatur Edi Ramës. Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare.

 

Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të. Në kuptimin moral.

Edi Rama u përpoq të mashtronte mbrëmë, por këto dy zhvillime pas daljes së tij, e nxijnë edhe më shumë veprën e tij, figurën e tij. Në fakt turpërojnë edhe Shqipërinë. Ka vetëm një alternativë, dorëheqja e tij e menjëhershme.

Unë u them shqiptarëve se ky njeri çdo ditë që rri në pushtet, rri për t’u vjedhur ju dhe pasurimin e tij. Ky njeri deklaroi se nuk do të shkojë në parlament dhe për këtë fajësoi opozitën, e cila kërkoi në mënyrën më legjitime debat me mocion për aktin e tij të shëmtuar.

Por kjo është për parlamentin. Po në qeveri, a e dini ju se nga 48 mbledhje qeverie në vit, Edi Rama udhëheq me Ballukun. Ai ka kryesuar vetëm 19 mbledhje. Por shqiptarët nuk kanë votuar për Ballukun. Kjo nuk ndodh në asnjë vend. Po t’i analizojmë ato 19 mbledhje, të gjitha janë për plaçkitje dhe interesa personale. Tani deklaron se nuk do të shkojë as në parlament. U bëj thirrje shqiptarëve, më datë 11 ta krrejmë nga detyra atë person, atë parazit, atë hajdut që nuk ka asnjë normë dhe standard.

Këtë njeri që bën 137 udhëtime me avion personal, duke harxhuar 22 milionë euro, duke shtuar këto rrogat e personelit të ‘Ismailit’, milionat shtohen edhe më shumë, se ai ka një personel të gjerë në shërbim të kryeministrit.

Pra, duhet të largohet menjëherë dhe sa më shpejt,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...