Klevis Balliu: Shkrimi i New York Times vërtetoi akuzat e opozitës, Rama i përfshirë në një skandal global

Premte, 03 February 2023 19:23
 
 

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me Megi Fagun ishte shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu.

Gazeta më e madhe në SHBA, nën titullin; ‘Si agjenti shiti shërbimet e tij jashtë shtetit’, shkruan se Mcgonigal punoi për llogari të Ramës

 Baliu është shprehur se, shkrimi i New York Times ka vërtetuar të gjitha akuzat që opozita ka disa ditë që po i ngre në këtë aferë skandaloze me zyrtarin e lartë të FBI-së, që ka përfshirë kryeministrin Rama.
 

"Atë që ka opozita kohë që flet së bashku me kryetarin e saj, ai shkrim është surprizë për mosbesuesit ndërsa për opozitën nuk ka asgjë të re. Edi Rama është i përfshirë në një skandal global, ku në të cilën ai ka dhënë para. Në këtë skandal ka marrë pjesë në korrupsion, i është bashkuar armiqve të SHBA-së në një afere, e cila ka pasur si qëllim shkatërrimin e pluralizmit në Shqipëri.

 

Një shtet është në demokracinë në qoftëse ka opozitë, nëse e vret atë nuk kemi më demokraci. New York Times nxjerr në pah detajet e të gjithë kësaj afere skandaloze, globale që tregon se nuk ka asnjë cipë tupi dhe morali, me një qëllim të vetëm që është vjedhja, abuzimi dhe korruptimi.

Falë shkrimit që ka bërë New York Time për çdo qytetar shqiptar e ka të qartë, ajo që ka rëndësi të kuptohet është se këto para me të cilët Rama bashkëpunon me agjente të dyfishtë rusofilë, nga i gjen.

Këto janë para të inceneratorëve, të koncesioneve, PPP, bandave, drogës dhe parave që pastronte në kullat dhe pallatet e ‘Lali inceneratorëve’ që janë mbajtur në Surrel.

Kjo është një skemë e pastër korruptive, që në të cilën kanë dorë individët e qeverisë. Ata që janë në pushtet nuk përfaqësojnë asgjë me socialistët e thjesht, pasi të vetmen lidhje kanë dashurinë për të vjedhur dhe korruptuar. Nuk ekziston në asnjë vend të botës ku merren 80 mijë euro për një investim që nuk ekziston, si inceneratorët.

Këtu është vënë në pasiguri marrëdhënia jonë me SHBA-në dhe aleatin tonë më të madh historik, është tradhtuar dhe shkelur ligji, se kryeministri duhet të njoftonte SHBA në, se për çfarë po vjen zyrtari i lartë i FBI në Shqipëri, tha se janë takime pune, ndërsa kur ka takime pune bëhet publike dhe ka përfaqësuesish të ambasadës amerikane. Rama, punë quan vjedhjen dhe korruptimin dhe jo punët e shqiptarëve. Ne media thotë po luftojmë korrupsionin ndërkohë korrupton vetë dhe 80 mijë euro në ditë paguhen për diçka që nuk ekziston.

Rama ishte gati të shkonte dhe në Mars, vetëm që mos të dilte përballë Berishës, ai nuk ka kurajo që të shkonte në debat në parlament."

/Eraldo Stafuka- Syri.Net/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...