Berisha për gazetën 'Nacionale': Rama dhe Veliaj në rastin e Rugovës po zbatojnë urdhërat e Beogradit

Hënë, 06 February 2023 08:47

Ish-kryeministri e ish-presidenti shqiptar, Sali Berisha është shfaqur tejet i revoltuar pas vendimit të autoriteteve lokale të Bashkisë Tiranë, për ndryshimin e rrugës, respektivisht "copëtimit" që iu bë asaj që deri më tani quhej "Ibrahim Rugova".

 

Në një prononcim dhënë gazetares së Nacionales, Anita Nikaj, Berisha deklaroi se ky akt turpi është urrejtje e Ramës e Veliajt ndaj Rugovës e veprës së tij

 
 "Ky është një akt turp i urrejtjes së Edi Ramës dhe Erion Veliajt ndaj presidentit Rugova dhe veprës së tij dhe Kosovës", tha fillimisht ai.

Tutje, Berisha vlerësoi se ky vendim si dhe refuzimi i vazhdueshëm për vendosjen e shtatores së ish-presidentit Rugova në kryeqendrën shqiptare janë zbatim i urdhërave nga Beogradi.

 

"Ky vendim njëlloj si refuzimi i tyre për vendosjen e shtatores së presidentit Rugova dhe qëndrime tjera armiqësore ndaj Kosovës janë zbatim i urdhërave të dhënë nga Beogradi për vasalët e tij në Tiranë", pohoi ai.

Ç'ngjau?

Sipas Top Channel, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, të shtunën ka pritur në takim zyrtarë të organizatave kombëtare të Veteranëve e familjarë të dëshmorëve, ku edhe është bërë emërimi i rrugës.

Segmenti që do të mbajë këtë emer, duket se është nga rruga nga Banka e Shqipërisë, e deri te lumi Lanës.

Image

“Rikthyet në vend një çështje që ishte, jo vetëm gabim, por edhe një shtrembërim dhe një vlerësim jo në kohën e duhur dhe jo në lartësinë e duhur. Ju e korrigjuat. Ju lumtë!” – citohet të ketë thënë njëri nga të pranishmit në takim me Veliajn.

Ndaj krejt kësaj situate, ka reaguar Jorida Tabaku, deputete e qarkut të Tiranës në Parlamentin e Shqipërisë, e cila po thotë se është hequr emri i “Ibrahim Rugovës” për “4 shkurtin”.

“Në 17 shkurt 2012 Tirana inaguroi rrugën Ibrahim Rugova në aksin Banka e Shqipërisë deri në hyrje të Liqenit Artificial. Qe nder dhe privilegj për Tiranën dhe tiransit që një figurë e çmuar dhe me rëndësi për kombin tonë të kishte atë emër në atë vend. Vendimi u mor pas një kërkese që familja e Ibrahim Rugovës na drejtoi ne si bashki dhe Këshilli Bashkiak e nderoi qytetin e Tiranës me një patriot, arkitektin e Kosovës së Lirë.” – ka thënë ajo.

E njëjta, ka pretenduar se kjo rrugë është “copëtuar”, duke u sajuar një tjetër (duket se e ka fjalën për segmentin e lartëpërmendur”, me emërtimin e një date tjetër.

“Fatkeqësisht, lufta e klasave rikthyer në 2023 e copëtoi këtë rrugë duke sajuar një tjetër gjysma rrugë me emërtim të një date që nuk është se personifikon apo bashkon dhe aq shqiptarët e aq më pak qytetarët e Tiranës. Se si mund të ulësh përbri rrugës Ibrahim Rugova hallin elektoral të Erion Veliaj, që do të prodhojë dëshmorë, vështirë se mund të kuptohet. Lë pastaj të përziesh historinë dhe ta retushosh.” – ka shkruar ajo mes tjerash./nacionale.com/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...