Vendimi për rrugën 'Ibrahim Rugova'/ Kosova 'shpërthen' kundër Veliajt

Hënë, 06 February 2023 10:17

 

Mediat në Tiranë raportuan se autoritetet lokale të bashkisë kanë vendosur që rruga që mbante emrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të shkurtohet dhe tashmë është propozuar që një pjesë e kësaj rruge të emërtohet "Dëshmorët e 4 shkurtit". Kjo ka shkaktuar reagime të ndryshme, sepse duket se segmenti i rrugës që mban emrin e Rugovës do të “copëtohet”.

Ky segment i ri i emërtuar ndodhet nga Banka e Shqipërisë deri në lumën e Lanës dhe lajmi po përcillet me reagime të forta në Kosovë, raporton gazeta Nacionale.

 

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka thënë se vendimi i kryetarit të Tiranës Erion Veliajt, për ta shkurtuar rrugën “Ibrahim Rugova”, shkurton vetëm kryeqytetin shqiptar.

 

“Në vazhdën e këtyre përpjekjeve është tash tentimi i Tiranës për të tkurrur emrin e Ibrahim Rugovës duke tkurrur, shkurtuar, rrugën me emrin e tij. Kjo marrëzi e tkurr veç Tiranën, assesi Rugovën, viganin e kombit në mesin e atyre nga Gjergj Katrioti deri te Gonxhe Bojaxhiu”, shkruan Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Mustafa mendon se e djathta politike shqiptare duhet medoemos të bashkojë forcat.

“E djathta shqiptare, fatkeqësisht, e dërrmuar jo pak edhe nga betejat e brendshme shpirtvogla e shpirtliga, kemi mbetë anash e i kemi parë “seri” këto shkatërrime nga larg. Bashkimi e forcimi ynë është domosdoshmëri e urgjencë”, - thotë deputeti opozitar.

Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka shkruar se Rugova është figura më e madhe shqiptare e shekullit dhe sipas tij s’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes.

“Presidenti Ibrahim Rugova, Ati Themeltar i shtetit të Kosovës, është figura më e madhe shqiptare e shekullit. S’ka rëndësi çka bën pushteti kalimtar i Rilindjes. Ibrahim Rugova është President historik,” – ka shkruar Hamiti.

E për publicistin Nexhmedin Spahiu, ndryshimit e emrit të një pjese të rrugës “Ibrahim Rugova” është poshtërim i figurës së ish-presidentit Rugova.

“Shpreh fuqishëm protestën për ndryshimin e emrit të gjysmës së rrugës "Ibrahim Rugova" në Tiranë. Ky është një poshtërim figurës se themeluesit të shtetit të Kosovës që po ia bëjnë Edi Rama e Erion Veliaj”, ka shkruar Spahiu.

E “çuditërisht” reagim pati edhe nga aktivisti e zyrtari i Vetëvendosjes në Tiranë, Elvis Hoxha. Ai ka shkruar se ky veprim është armiqësi e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj.

“Emri i një rrugë shumë dinjitoze e humb emrin e saj Ibrahim Rugova. E kanë përgjysmuar rrugën. Nuk ka asnjë arsye. Kjo është një armiqësi e pashembullt e kryebashkiakut të Tiranës”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Mirëpo, sa i përket kësaj çështje, ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e kryetarit Erion Veliaj, apo autoriteteve të tjera nga Bashkia e Tiranës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...