Korruptoi zyrtarin e FBI/ Berisha: Rama thikë pas shpine SHBA-së dhe NATO-s në fushën e sigurisë

Hënë, 06 February 2023 18:14
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha foli për skandalin Rama-McGonigal gjatë takimit me kandidatët e opozitës për kryetar bashkie. 

Lideri i opozitës tha se duke korruptuar zyrtarin e FBI-së për interesat e tij politike, Edi Rama i nguli thikë pas shpine SHBSA-së dhe NATO-s, në fushën e sigurisë. 

 
 

"Ky e vret shpresën e shqiptarëve se shkelmon interesat e tyre, qoftë dhe personale, por edhe interesat kombëtare. Ky është shndërruar në një avokat të Beogradit. Sot është i vetmi kryeministër në Europë që kalonte nga Samiti në Samit, duke kërkuar që të mos i bëhej presion padronit të tij Vuçiç që të mos i bëhej presion për pranimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE-së kundër Rusisë. De facto lobonte për Vladimir Putinin. Me fjalë të tjera thoshte se Serbia duhet të mbetet prapavijë e Rusisë në këtë luftë të çmendur, barbari ç’njerëzore. 

 

Ky është kryeministri që pastaj shkon e korrupton, blen, njeriun ndër më kryesorët në agjencinë e zbulimit për sigurinë e SHBA. Dhe ka krijuar kjo një skandal jashtë imagjinatës. Ai ndryhet në Surrel dhe përpiqet ta kalojë, por nuk kalohet kjo, është e pakalueshme. Çdo ditë mediat e mëdha amerikane e trajtojnë këtë akt të turpshëm, të papërgjegjshëm. Në një aspekt ky është një akt armiqësor ndaj SHBA-së në fushën më sensitive, fushën numër 1, në fushën e sigurisë. Për atë vend dhe për çdo vend, fusha e sigurisë është fusha e parë më e rëndësishme, me distancë nga të gjitha të tjerat. 

Ky pikërisht në këtë fushë i fut një thikë pas shpine SHBA-së. Por nëse i fut thikë pas shpine SHBA-së që janë udhëheqësi i NATO-s, që janë përgjegjësi kryesor për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen e vendeve të lira, ti këtë akt e ke kryer jo vetëm ndaj atyre, por edhe ndaj NATO-s dhe vendeve të lira. Dhe kush e bën këtë, e bën kryeministri i Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s. Nuk e bën Llukashenko këtë, por e bën Tirana e Edi Ramës. Nuk ka faqe të zezë më të madhe se kjo, nuk ka turp më të madh e krim më të shëmtuar. 

Del e zvarritet si zvarranik nëpër media, jo po unë e takova kështu e jo e takova ... Por kur i thoshte mik me krenari dhe kur kërcënonte kundërshtarët e tij me FBI, kur i paralajmëronte në parlament se do të shpalleshin non grata dhe nuk kalon Atlantikun se kishte, të korruptuarit, mbas vetes, që kishin tradhtuar detyrën dhe vendin e tyre dhe ishin bërë viktimë e një njeriu pa moral, pa karakter, pa nder, pa flamur, pa asgjë, sicc është Edi Rama. Këtë ai e harron. 

Por duhet të jemi realistë. Sigurisht SHBA-së i ka bërë një dëm shumë të madh dhe dëmi bëhet i jashtëzakonshëm nëse miku i tij McGonigal, që u martua së fundmi me Edi Ramën, u ka dhënë të dhëna rusëve për rrjetin agjenturor të SHBA dhe vendeve të tjera. Sepse kjo do të kishte kosto shumë të lartë në jetë njerëzore dhe aspekte të tjera", u shpreh Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...