Berisha: Ky vend sot ka nevojë më shumë kurrë të shpëtohet. Në 8 vite u largua 35% e popullsisë!

Tuesday, 07 February 2023 19:40
 

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë një takimi me anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, se në 8 vite u largua nga Shqipëria 35% e popullsisë. 

"Takimi me ju është një takim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është një takim në një moment, kritik për vendin, për demokracinë, për të ardhmen. Tre ditë më parë Eurostati njofton se nga 2014 deri në fund të 2022 numri i shqiptarëve të larguar vetëm në hapësirën e BE-së, ka arritur 934 mijë vetë. Ka arritur pra në më shumë se 33% të popullatës, por po të shtojmë këtu edhe ata që janë larguar në vendet jo anëtare të BE-së, kjo shifër shkon edhe te 35% së paku. Imagjinoni se në çfarë situate është katandisur sot, ky komb dhe ky vend. Kur lexon këto shifra dhe sheh ju këtu, secili mund të habitet se edhe pse ju nuk keni ikur. 

 
 Jetojmë sot në një kohë kur ky vend braktiset dhe vetën braktiset. Braktiset natën, ditën, braktiset me anije, braktiset me rrugë tokësore, braktiset me rrugë ajrore. Ju garantoj se nuk po braktiset vetëm vendi nga popullata, por po braktiset e nesërmja për vendin. Ky vend nëse vazhdon kështu, nuk ka të nesërme, nuk ka të ardhme. Ky vend sot ka nevojë më shumë kurrë të shpëtohet. Luftërat i largojnë njerëzit, në luftëra vdesin nga fronti, nga sëmundje nga shumë probleme. Vendi që është pakësuar në histori më shumë nga luftëra dhe ishte luftë botërore ka qenë Polonia dhe ajo ka humbur 20%, të popullit të vet, me të vrarë, me largim etj. Shqipëria humbet në një hark kohore 8 vjeçar, 35 % të popullsisë së vendit", u shpreh Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...