Berisha: Rama i ndërtoi sarajet e Surrelit me para krimi ose të vjedhura

Tuesday, 07 February 2023 20:27
 
 
 

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama të lidhur me krimin e organizuar. 

Berisha tha gjatë takimit që pati këtë pasdite me anëtarë të FRPD se sarajet në Surrel, Rama i ndërtoi me para krimi ose të vjedhura. 

 
 
 

"Mori të gjitha pushtetet dhe i vuri në një dorë dhe për më tepër, pagoi vrasës për të vrarë opozitën. Vrasës të paguar. Cilin? Një nga personat më të fuqishëm. Kurrë një njeri që beson në vlerat e lirisë, nuk mund të imagjinojë të veprojë në këtë mënyrë. E bëj këtë analizë me ju, për të ju thënë se kjo situatë, kjo dramë që po luhet në vatrat e shqiptarëve, në rrugë, rrugica, e fshatra të këtij vendi, ka si antidot absolut, para së gjithash, guximin tuaj, idealet tuaja, vendosmërinë tuaj për të përmbysur një ditë e më parë këtë regjim nga më të urryerit, nga më antishqiptarët, më çnjerëzorët që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. 

 

Ju jeni të rinj, disa për jush kanë lexuar për diktaturat, të tjerë ndoshta nuk kanë lexuar. Por unë dua të theksoj se, në kuptimin klasik të diktaturës, ajo e Enver Hoxhës ishte diktatura më e egër e Europës. Dhe ndofta më e egra në kohëra. Por përveç burgjeve dhe kampeve të përqendrimit, e cila përbënte një diktaturë të mirëfilltë politike, ajo kishte edhe disa forma të tjera, por kaq edhe më të tmerrshme. Dhe njëra prej tyre ishte diktatura e mjerimit, varfërimit. Fondet e shqiptarëve shkonin në bunkere. Vërtetë ndërtohej një vilë për diktatorin, por dihej që është me fondet e qeverisë. 

Modifikuar më E mërkurë, 08 February 2023 18:19

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...