Misteri i tufave me para/ Kush gënjen Alda Klosi apo Rozeta Dobi?

E mërkurë, 08 February 2023 08:40

Deri tani, alibitë e të dyja grave fusin ujë.

Rozeta Dobi e ka ndryshuar deklarimin e saj fillestar. Menjëherë pas arrestimit, ajo tregoi se kishte vjedhur kasafortën me 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë, bashkë me bizhuteritë e zonjës së saj sepse e kishte shumë inat.

Por kur policia i gjeti në tubin e sobës rreth 405 mijë euro të tjera, aty Rozeta Dobi kuptoi se do të fundosej bashkë me të birin, Havierin në qelitë e burgut. Ishte pikërisht i biri, pika e saj e dobët, që e detyroi pastruesen të ndryshonte rrëfimin.

Me premtimin se do t’ia lehtësonin pozicionin e Haverit, prokurorët siguruan të premten e 3 Shkurtit një dëshmi tjetër të pastrueses, që fliste jo më për një vjedhje, por për një marrëveshje me të zonjën e shtëpisë, Alda Klosin.

Dobi tha se skena e grabitjes së banesës në rrugën e Kosovarëve është realizuar në bashkëpunim me Alda Klosin, me qëllim për të fajësuar ish-bashkëshortin e kësaj të fundit.

Pastruesja pranoi se paratë në shtëpinë e Klosit vinin me çantë, por nuk e dinte se kush i sillte.

“Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. M’i la t’i fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti, i sillnin me kuti, në batanije”, mësohet të ketë rrëfyer pastruesja, e cila pranon se paratë nuk i ka vjedhur, por thjesht i ka fshehur.

Pikëpyetjet që ngrihen për dëshminë e Rozeta Dobit janë të shumta. Së parirrëfimi i saj është i dyshimtë për faktin se gruaja është e gatshme të pranojë gjithçka për të shpëtuar të birin nga burgu. Së dyti, në shtëpinë e pastrueses u gjetën bizhuteri të familjeve të tjera, që tregon se gruaja nuk e kishte për herë të parë vjedhjen.

Por të paktën, me këtë rrëfim, pastruesja i jep përgjigje një prej pikëpyetjeve më të mëdha të dosjes, që ka të bëjë me 405 mijë eurot që u gjetën në tubin e aspiratorit. Sipas Dobit të gjitha paratë janë të Alda Klosit.

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/alda-klosi-1-300x165.jpg 300w, https://lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/alda-klosi-1-768x422.jpg 768w" alt="" width="877" height="482" class="alignnone size-full wp-image-799117" style="margin: 0px; padding: 0px; border: 0px; outline: 0px; font-size: 19.200000762939453px; vertical-align: middle; background-color: transparent; max-width: 100%; height: auto;" loading="lazy" />

Alda Klosi ka mohuar çdo akuzë që i bëhet nga prokuroria. Pas arrestimit, ajo ka mundur ta shmangë qelinë e burgut, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Kur bëri denoncimin në polici, Alda Klosi tha se 120 mijë euro dhe 30 mijë dollar do të përdoreshin për kurimin e xhaxhait të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë version e ka ende.

Por mbi alibinë e saj ka dyshime të forta për disa arsye.

Së pari Klosi nuk denoncoi që në fillim në polici humbjen e 120 mijë eurove dhe 30 mijë dollarëve. Në 15 Dhjetor ajo denoncoi vetëm humbjen e bizhuterive. Pas arrestimit të pastrueses ajo i shtoi denoncimit edhe vjedhjen e kasafortës me para.

Intervali kohor, në mes të të cilit ajo kreu një vizitë në SHBA ngre dyshime për krijimin e një alibie për justifikimin e parave nga Alda Klosi.

Në anën tjetër, sipas prokurorisë vëllai i Alda Klosit ka bërë një deklarim kontradiktor për origjinën e parave, që sipas tij janë marrë borxh nga një person.

“Flitet për një kontradiktë, por nuk është e vërtetë. Alda Klosit i është thënë vetëm çfarë të ka humbur dhe na jep përshkrimin e sendeve që të kanë humbur. Lekët janë për xhaxhain sepse kishte nevojë për të përballuar shpenzimet për kurimin në Amerikë” ka thënë avokati i Alda Klosit.

Për momentin të dyja gratë janë në izolim. Deklarimet e tyre janë plot me dyshime, kontradikta dhe të informacione që nuk korrespondojnë. Shumat e mëdha të parave janë sekuestruar nga shteti. Janë më shumë se 500 mijë euro dhe 30 mijë dollarë, burimi i të cilave nuk dihet ende me siguri./Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...