Sfumimi i skandalit McGonigal/ Pse e nxori SPAK lajmin për Gugallen?

E mërkurë, 08 February 2023 10:04

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit bëri të ditur të martën se në Gjykatën e Vjenës në Austri, po zhvillohet një proces për ekstradimin e Stela Gugallës, ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k, e cila kishte fituar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Ndaj saj është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar, që dhjetorin e vitit 2021, kur u kryen dhe arrestimet e para, për çështjen e inceneratorëve, përfshirë ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

 

Gugallja, sipas mediave është bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit, i konsideruar si truri që vuri në lëvizje të gjithë mekanizmin për ndërtimin e disa inceneratorëve në vend. Të dy, janë në arrati, sikundër dhe Klodian Zoto, ortak i vetëm dhe administrator i shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k e cila ndërtoi inceneratorin e Elbasanit dhe zotëronte dhe 70 përqind të aksioneve në inceneratorin e Fierit.

 

Prokuroria e Posaçme nuk përcakton se kur dhe në ç’rrethana kanë nisur procedurat e ekstradimit të zonjës Gugallja. Por avokati i saj Klodian Skënderi, i tha Zërit të Amerikës, se ka qenë vetë zonja Gugallja, që me një avokatin e saj janë paraqitur në policinë e Vjenës. Duke qenë në dijeni të urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare, ajo e ka kundërshtuar atë.

 

Ka qenë ky hap i saj, që sipas avokatit duhet jetë ndërmarrë diku nga pranvera e vitit të kaluar, që ka nxitur procedurat e ekstradimit nga Gjykata e Vjenës, e cila ka marrë dhe të gjithë dokumentacionin e përgatitur nga pala shqiptare. Fakti që këto procedura kanë kohë që kanë nisur, duket se konfirmohet dhe nga formulimi i Prokurorisë së Posaçme, e cila për rastin shprehet se “deri në këtë moment nuk jemi njoftuar nga autoritetet austriake të drejtësisë për ecurinë e mëtejshme të procedurës së ekstradimit”.

Mbeten të paqarta arsyet e këtij akti, nga ana e zonjës Gugallja, por praktikat e ekstradimit mund të kërkojnë kohë, duke qenë se do të duhet të konfirmohen nga të gjitha shkallët e gjyqësorit. Ndërkohë ajo, siç e konfirmon dhe avokati Skënderi, është e lirë dhe pa asnjë masë shtrënguese nga autoritetet austriake.

Zonja Gugallja akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur deri tani hetimet për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, me 26 të pandehur, duke e çuar çështjen në gjykatë. Ndërsa vijojnë hetimet për rastin e Tiranës, por dhe aspekte të tjera që po heton në dosje të ndara.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...