Misteri i dëshmitarëve që kryeministria i serviri FBI-së kundër Bashës

E Enjte, 09 February 2023 09:26
Herën e parë që kryeministri Edi Rama foli për Dorian Duçkën pas publikimit të dosjes “Mcgonigal” në Justice.gov, ai tha: “Ka qenë zv.ministër i energjitikës në koalicion në 2013 dhe për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë…..

Prezantimi si “këshilltar pa pagesë” nga Edi Rama është jo rastësisht i thjeshtuar. Më shumë informacion e jep dosja e prokurorëve amerikanë kundër McGonigal në rastin e lidhjeve me Shqipërinë.

Në materialet hetimore, Duçka emërtohet si Personi B dhe për të shkruhet: “Personi B është një shtetas shqiptar i punësuar nga një konglomerat energjitik kinez. Personi B operonte si një këshilltar jozyrtar për kryeministrin e Shqipërisë, që kishte një email dhe pasaportë zyrtare të qeverisë së Shqipërisë dhe është një ish-funksionar i qeverisë. Personi A dhe Personi B ishin edhe ortakë në biznes me njëri-tjetrin”.

Pershkrimi i Personit B, ose Dorian Duçkës, sipas dosjes se prokurorise amerikane

Në rrjedhën kronologjike të ngjarjeve, roli parësor që pati Dorian Duçka është ai i ndërmjetësit mes kryeministrit Edi Rama në njërën anë, dhe Agron Nezës dhe Charles McGonigal në anën tjetër.

Por roli i Duçkës në çështjen “McGonigal” nuk kufizohet vetëm tek ndërmjetësimi i takimit të parë. Në paragrafin 42 të dosjes, është dokumentuar angazhimi konkret që Duçka mori përsipër në hetimin që do të niste për financimin e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA.

Hetimi për Nick Muzin, lobistin amerikan të Bashës nisi në 26 Shkurt të vitit 2018me urdhër të Charles McGonigal. Agron Neza ishte personi që dorëzoi dokumentat shkresore, të cilat kishin dalë nga zyra e kryeministrisë. Kurse këshilltari i Ramës, Dorian Duçka pati për detyrë servirjen e dëshmitarëve të çështjes. Në dosje flitet për “dëshmitarë”, në numër shumës.

“Personi B më vonë ndihmoi për organizimin e një takimi mes zyrës së FBI në Neë York dhe dëshmitarëve në Europë dhe -mes të tjerash- ai pagoi shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarëve” thuhet në paragrafin 42.

https://lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/Paragrafi-42-i-dosjes-McGonigal-dhe-lidhjeve-te-tij-ne-Shqiperi-300x118.png 300w, https://lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/Paragrafi-42-i-dosjes-McGonigal-dhe-lidhjeve-te-tij-ne-Shqiperi-768x303.png 768w" alt="" width="930" height="367" class="size-full wp-image-799389" style="margin: 0px; padding: 0px; border: 0px; outline: 0px; font-size: 19.200000762939453px; vertical-align: middle; background-color: transparent; max-width: 100%; height: auto;" loading="lazy" />
Paragrafi 42 i dosjes McGonigal dhe lidhjeve te tij ne Shqiperi

Pavarësisht se dosja është trajtuar gjatë në media, nuk ka ende asnjë variant se cilët ishin këta dëshmitarë që u bënë pjesë e hetimit të financimit të lobimit të PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër, angazhimi i këshilltarit të Edi Ramës për servirjen e dëshmitarëve, ngre dyshime të forta mbi alibinë e kryeministrit, i cili ka mohuar bashkëpunimin me McGonigal për hetimin kundër lobimit të Bashës.

Meqenëse shkrimi i parë i BIRN u botua në 22 Nëntor të vitit 2017, kurse materialet për Nick Muzin iu dorëzuan FBI-së në datën 22 Janar 2018, kryeministri Rama është i justifikuar kur thotë se nuk kam pasur në asnjë rast, as unë, as në këtë godinë, nuk ka pasur ndonjë dokument përveç atyre që janë bërë të njohur nga media” .

Me këtë deklaratë Rama pohon tërthorazi se dokumentat që dolën nga zyra e kryeministrisë, janë të njëjtat që kishte publikuar tashmë BIRN.

Por përfshirja e drejtpërdrejtë e këshilltarit të tij, Dorian Duçkës në dërgimin e dëshmitarëve tek agjentët e FBI, madje edhe pagesa e shpenzimeve të udhëtimit të tyre e dobëson ndjeshëm alibinë e Ramës, që pranon miqësinë me Charles McGonigal, por mohon ndonjë shkëmbim favoresh.

Jo më kot, kur u pyet specifikisht për angazhimin e këshilltarit të tij Dorian Duçka në hetimet e FBI-së, kryeministri Rama pati një moment paqartësie dhe pastaj i lau duart duke thënë: “Z.Duçka ka qenë këshilltar i im i jashtëm. Person privat. Puna e tij ç’ka paguar e ç’nuk ka paguar e për kë ka paguar, por ai nuk është nën akuzë dhe këto janë situata që…”./Lapsi.al

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...