‘Rama nën hetim në SHBA’/ Insider e publikoi lajmin që më 15 shtator 2022

E Enjte, 09 February 2023 10:47

Të dy shkrimet kanë autorësinë e gazetarit të njohur, Mattathias Schwartz.

 
 

Por duhet thënë se ishte pikërisht ky gazetar dhe ky portal prestigjioz amerikan që publikoi i pari lajmin se kryeministri shqiptar është nën hetim në SHBA.

 

Lajmi u publikua që më 15 shtator të vitit 2022.

 

Aty thuhet se për llogari të hetimeve për ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, një Juri e Madhe ka autorizuar dhe hetimet për kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

Në dokument theksohet se prokuroria amerikane do të kërkojë të ketë në dispozicion çdo regjistrim, dokument apo material ‘të qeverisë së Shqipërisë ose çdo presoni të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë, përfshirë, por jo kufizuar te kryeministri Edi Rama’.

Lajmi ishte një bombë e vërtetë dhe i parapriu arrestimit të McGonigal disa muaj më vonë.

Faktin që kryeministri Edi Rama ishte në hetim në SHBA e denoncoi kreu i opozitës, Sali Berisha, ndërkohë që lajmi u publikua nga SYRI.

Por në përgjithësi, ky skandal me përmasa tronditëse u kalua në heshtje nga mediat deri në shpërthimin e tij të plotë në fund të janarit 2023.

Ai tani konsiderohet një nga skandalet më të rëndë në historinë e FBI-së dhe siç thekson Business Insider, implikimet shkojnë përtej FBI-së.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...