Deklarata e fortë e Berishës: Erion Veliaj paratë që u vjedh qytetarëve me plehrat, i çon në Iran

E Enjte, 09 February 2023 19:41
 
 

Lideri i opozitës, Sali Berisha bëri sot një denoncim të fortë. 

Gjatë takimit me banorët e degës 6, 7 dhe 16 të kryeqytetit, Berisha u shpreh se Erion Veliaj, paratë që u vjedh qytetarëve me plehrat, i dërgon në Iran. 

"Shikoni çfarë ndodh. Sharra është ndërmarrja e tyre, 100% e Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kontrata thotë se plehrat do të depozitohen me 11 euro për ton, do të paguani ju, qytetarët për ti depozituar. Ai që nuk ka emër që s’meriton, një hajdut i neveritshëm, i pafytyrë, i pa turp, më falni për shprehjen, kalon rrugicave dhe u merr tek ndërmarrja e tij u merr 29 euro, që sipas kontratës u merren nëse digjen. 

Nuk digjet asnjë ton, depozitohen si 25 vite më parë dhe u taton ju, 29 euro. A lejohet ky njeri të qarkullojë nëpër Tiranë. A nuk është një hajdut i secili prej jush. A nuk është një hajdut i cili vjedh familjet në Tiranë. A nuk duhet gjuajtur me vezë, domate, kudo që kalon. Çfarë është ky, më thoni, çfarë na bëjnë këta ne. 

 

Kur vjen një hajdut në oborr dhe merr diçka, ikën me vrap, kurse ky kalon si hije me 30 policë rresht, kudo që të jetë, ky duhet gjuajtur vezë dhe domate. Këtij i duhet treguar vendi, nuk ka turp dhe cipë. Ku i çon paratë, i çon në Iran. Ta dini nga unë ju, i çon në Iran, të dalë të thotë jo. 
Ai holandezi që kanë gjetur në Holandë, ai ortak kryesor në këtë ndërmarrje ka një italian i cili është i lidhur këmbë e krye me ndërmarrjen shtetërore të Iranit. Kjo është historia. Kur flitet për Iranin ai nuk e çel gojën. Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, të gjithë janë të lidhur në krim. A kemi ne të ardhme në këtë mënyrë, nuk kemi ne të ardhme me këta. Sa të na rrëmbejnë të ardhmen tonë, le ti lëmë në të shkuarën e tyre. Sa ta kthejnë Shqipërinë në një vend të mallkuar, le ti mallkojë Shqipëria këta. Nuk kemi ne të ardhme kështu", 
u shpreh kreu i PD.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...