Sipas tij ky është një plan që e ka gati projektin, ndërsa shtoi se aty do shkojnë paratë e drogës.

Berisha deklaroi më tej se është e njëjta metodë me shembjen e shkollave me pretekstin e dëmtimit nga tërmeti dhe më pas për ndërtimin e tyre me fonde të majme

“Edi Rama ka ndërtuar këtu narko-shtetin. Këto ditë mësova se në projektet e tyre është edhe të shembin 90 mijë banesa. Ku do shkojë droga? Do shemben 90 mijë banesa, kanë bërë projektin. Siç e keni parë këta çdo kohë shembin shkolla të padëmtuara nga tërmeti për të vjedhur. Ndërton shkollën me 3 milionë euro kur standardi evropian llogarit çdo shpenzim që bëhet dhe ai thotë se shkolla është 680 mijë euro. Ky ndërton shkolla me 3 milionë, Rakip Suli me shembullin e tij po ashtu me 3 milionë. Shembin shkolla pa asnjë plasaritje, kanë rikthyer turnet në Tiranë, ndërsa në Kamëz ka turne të treta. Aty nuk ka shkollë, i verboi grabitja dhe veprojnë në këtë mënyrë”, u shpreh ai