Skandali McGonigal/ Berisha: Rama Meriton të burgoset për 20 vite në një ishull

Premte, 10 February 2023 13:35

 

Sali Berisha deklaroi në konferencën me gazetarët se kryeministri Edi Rama duhet të dënohet me 20 vite burg pasi e ka shndërruar opozitën në një agjenci private të tij.

Berisha u shpreh se Rama detyrimisht duhet të kishte njoftuar kreun e SHISH për takimet me një zyrtar të lartë të FBI.

‘Po ta marrim dhe ta quajmë super skandal ky është super skandali i shekullit, Kryeministri ynë i një vendi anëtar të NATO-s. Kanë bërë më shumë për ne. I korrupton i kompromenton një nga njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë e tij. Ky është një akt i mirëfilltë armiqësor. Këtë mund ta bënte vetëm Lukashneko por ndonjë fuqi strikte armiqësore por kurrë ndonjë vend partner.

 

Detyra e parë e Edi Ramës kur ai i erdhi në zyrë dhe sigurisht që e priti ishte të thërriste shefin e SHISH dhe të njoftonte stacionin e agjencisë së zbulimit mbi të gjithë dyshimet e tij. Ai erdhi i pashoqëruar nga asnjë zyrtar. Nuk ndodh kurrë. Kam pritur unë shefa shumë të rëndësishëm por kanë ardhur të shoqëruar, edhe unë i shoqëruar. Nuk mund të ndodhë ajo kurrë. Por Edi Rama në vend që të njoftojë vendin partner dhe mik bën skemën si të marrë peng Lulzim Bashën dhe të shkatërrojë opozitën.

Çon dëshmitarë me Dorian Duçkën në Nju York për të dëshmuar. Këto janë veprime armiqësore. Një kryeministër e shndërron FBI-në në një agjenci private. Nuk mund ta bënte kurrë. Edi Rama të paktën 20 vjet burg i Meriton dhe në ishull. Imuniteti diplomatik është punë tjetër’, tha kreu i PD-së Sali Berisha me gazetarët.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...