A tentoi Dorian Duçka të bllokojë shkrimin ‘bombë’ përmes redaktores së BILD?

Premte, 10 February 2023 19:58

Shkrimi bëri shumë bujë dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.

 
 
 

Por vetëm një orë pasi shkrimi ishte publikuar nga BILD dhe ishte kthyer ndër shkrimet më të klikuara edhe te kjo gazetë, ai u hoq nga faqja online

Gazetarët që kishin përgatitur shkrimin thanë se shkrimi do kthehet të shtunën pasi ishte publikuar aksidentalisht përpara kohe.

Por SYRI ka mësuar se Dorian Duçka, këshilltari i Edi Ramës dhe personazhi kryesor i këtij shkrimi, ka tentuar që të bllokojë shkrimin në fjalë.

Burimet thanë se dyshohet se Duçka ka përdorur një redaktore të gazetës BILD për të fshirë shkrimin. Bëhet fjalë për redaktoren e politikës pranë kësaj gazete, Karina Mossbauer.

SYRI ka siguruar një foto të Duçkës me këtë gazetare. Ajo është parë disa herë në Tiranë në shoqërinë e Duçkës.

Burimet thanë se ajo është parë në restorant Padam së bashku me Duçkën, Taulant Ballën dhe një person që prezantohet si shef i zbulimit gjerman për Ballkanin.

Shkrimi pritet të dalë sërish të shtunën, ndërkohë që për ironi, në shkrim thuhet se Dorian Duçka është personi i kontaktit të aferave të Ramës me politikanë dhe gazetarë gjermanë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...