Protesta kombëtare e opozitës ka bërë jehonë edhe në mediat kryesore ndërkombëtare. Prestigjozet Associated Press, The Washington Post, The Independent, ABC News, Kanada Today etj, shkruajnë se mijëra mbështetës të opozitës shqiptare morën pjesë në protestën anti-qeveritare të kësaj të shtune duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama të akuzuar për korrupsion dhe keqmenaxhimin e ekonomisë vendase.
Associated Press vë në dukje indinjatën që ka shkaktuar tek populli shqiptar afera Rama-Mcgonigal duke theksuar se kryeministri Rama akuzohet se ka korruptuar Charles Mcgonigal, ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, që po hetohet në Washington se ka fshehur nga FBI detajet e udhëtimeve në Shqipëri dhe shumën prej 225,000 dollarë që ka marrë nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare.
Gjigandi mediatik amerikan The Washington Post po ashtu i ka dedikuar një artikull protestës së mijëra qytetarëve në Tiranë që kërkuan rrëzimin e qeverisë Rama duke i kushtuar rëndësi të veçantë lidhjeve të kryeministrit shqiptar me McGonigal.
"Opozita akuzon Ramën gjithashtu se ka korruptuar Charles McGonigal, një ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, i cili akuzohet në Shtetet e Bashkuara se ka fshehur nga FBI detajet kryesore të një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017 me një ish-zyrtar të inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se t'i kishte dhënë të paktën 225,000 dollarë. McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë dhe kërkoi favorizim në dhënien e licencave të shpimit në fushat e naftës në vend për kompanitë ruse. Rama e ka pranuar takimin me McGonigal, por ka mohuar akuzat se i ka dhënë para ose trajtim preferencial. Berisha bëri thirrje për një tjetër protestë në parlament të hënën", përfundon Washington Post.
Edhe Zëri i Amerikës i ka kushtuar hapësirë protestës kombëtare të 11 shkurtit ku thksohet se për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka rimarrë kontrollin e Partisë Demokratike, protesta e sotme përfaqëson siparin e revolucionit demokratik për përmbysjen e monizimit të dytë.
Zëri amerikës shkruan se opozita shqiptare akuzon kreun e qeverisë Edi Rama se ka rrënuase përdori zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën dhe se të gjitha fjalimet që u mbajtën gjatë protestës kishin në qendër kritika të forta ndaj qeverisë dhe për opozitën e vetmja zgjidhje është largimi I Edi Ramës.
“Opozita në protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës”, është pasqyrimi që i ka bërë protestës kombëtare gazeta e mirënjohur gjermane, Detuche Welle.
Në artikull theksohet se kriza ekonomike, normat e larta të papunësimit dhe eksodi masiv i të rinjve nga Shqipëria kanë ngritur qytetarët shqiptarë të protestojnë kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.