Meta:Revolta popullore nuk ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës

Hënë, 13 February 2023 14:23

Sipas Metës, mesazhi i fuqishëm ishte shpresa e fitores së shqiptarëve kundër regjimit më të korruptuar në kontinent jehoi ndërkombëtarisht. 

 
 

Kreu i PL-së ka theksuar se revolta popullore, ka shpërthyer,  më e vendosur se kurrë dhe ajo nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.

 

Postimi i plotë:

 
 

Mirënjohjen më të thellë për mijëra e mijëra qytetarë që duke sfiduar një ditë të acartë morrën pjesë në protestën madhështore të 11 shkurtit, mesazhi i fuqishëm i së cilës për shpresën e fitores së shqiptarëve kundër regjimit më të korruptuar në kontinent jehoi ndërkombëtarisht.

“Zhgënjimi” i zëdhënësave mediatikë proregjim për masivitetin dhe qytetarinë e kësaj proteste dëshmon në fakt një përpjekje të dëshpëruar për t'i qarë hallin Kryeministrit në largim dhe Qeverisë. Revolta popullore, ka shpërthyer,  më e vendosur se kurrë dhe ajo nuk do të ndalet deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.

Edi Rama kërkon të asgjësojë Kuvendin, sepse kërkon të asgjësojë pluralizmin dhe llogaridhënien, të agjësojë opozitën që  përfaqëson vullnetin e 750 mijë qytetarëve që i kanë ngarkuar detyrën e shenjtë të kontrollojë në çdo hap veprimet mafioze të kësaj Qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë.

Bllokimi mafioz i të gjithë projektligjeve të opozitës, i komisioneve hetimore, i interpelancave, i heqjes të së drejtës së fjalës, i largimit nga Këshilli i Integrimit Europian, i përjashtimit të deputetëve, i bllokimit të informacionit që deputetët i kërkojnë Qeverisë janë krime të vërteta ndaj Kuvendit të kryera nga Edi Rama dhe “Rilindja”.

Kuvendi po kthehet në një zyrë noteriale për korrupsionin e Kryeministrit në largim, ku mungon llogaridhënia, roli mbikqyrës dhe kontrollues dhe vetëm miratohen ligjore me porosi kundër interesit publik dhe kombëtar.

Ndaj të gjithë sot, në ora 17:00, në protestë para Kuvendit, në mbrojtje me çdo çmim të Republikës Parlamentare, themelit të demokracisë dhe pluralizmit politik në Shqipëri!✌️🇦🇱

#Bashkohu #EjaEdheTi #NdryshimMeCdoCmim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...