I ftuar në emisionin “Top Story” ai ka shtuar se ndryshe nga SHBA ku duhet të lobosh për të marrë shkresa, Britania e mundëson një gjë të tillë sepse ka në fuqi një sistem të tillë që të mundëson rekursin administrativ.

“Jam që të ndëshkohet çdokush që ka kryer krim, por më rastisi të provoj dy procedura, të Britanisë dhe SHBA. E Britanisë më ndihmoi, mora të gjitha dokumentet pse jam shpallur dhe do i bëj publike. Nëse SHBA për të marrë dokumente duhet të lobosh dhe unë këtë e quajt korrupsion të qartë. Britania e Madhe ka ligjin që pas vendimit nëse dua të shkoj në gjykatë e ti padis për shpifje, duhet të bëj rekurs administrativ që unë e kam bërë.
Uroj që ta plotësojnë ligjin, edhe juristë të tjerë amerikanë kanë shkruar për ndryshimin e tij”, tha ai.