Berisha: Yuri Kim në zyrën e Veliajt, i tha 'duhet të ndihmojmë Lulin'

Tuesday, 14 February 2023 08:39

Berisha foli për një takim mes Yuri Kim dhe Erion Veliajt. 

 

“Skenari për shkatërrimin e opozitës në të cilin u angazhua Edi Rama dhe po kaq në mënyrë destruktive Yuri Kim, kaloi në tre faza. E para ishte futja në sqetull e Bashës më procesin që u ndërpre në Apel dhe nuk shkoi në Gjykatën e Lartë, Edi Rama dërgoi disa herë Engjëll Agaçin. Kjo nuk sillte atë që donte Rama. Komisionin hetimor me Bashën këto ditë e nxjerrim e kemi përfunduar. Ato para nuk kanë hyrë në arkën e PD-së. Pasi nxori prokuroria raportin doli raporti tjetër ku u tha se Putin ka dhënë para në Evropë, ndër të cilat ka marrë edhe PD-ja. Pas kësaj u detyruam të hetojmë. Etapa e dytë ishte të godasim një njeri që kishte autoritet moral dhe këtë e zgjidhën me non-gratën. E treta ishte ti marrim logon, vulën e flamurin. Më gjashtë mars u zhvilluan zgjedhjet dhe ne nuk kishim vendim për Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa vendimin e Gjykatës ne bëmë si bëmë dhe me 25 mars gjykata vendosi që këto janë legjitime”, tha Berisha në “Top Story”.

 
 

“Yuri Kim i shkon në zyrë Lulit dhe i thotë duhet ti vijmë në ndihmë Lulzim Bashës. Erion Veliaj thërret kolegun tuaj gazetar pas 20 minutash dhe i thotë ka ndodhur kjo e kjo dhe ai gazetar vjen në zyrën time e më thotë ka ndodhur kjo e kjo, unë direkt dola në konferencë shtypi. Kur unë thashë këtë, ajo të nesërmen bëri Twitterin, tha se është mirë të ndërhyjë, nuk e mohoi dot se e kuptoi që Veliaj ma tha mua. Yuri Kim ka të gjithë shpresën tek Gerge Soros. Yuri Kim është përpjekur me gjithë forcën për të ndikuar në vendimin e tre marsit. Gjykata e ka dhënë vendimin për ne, nuk ka shkallë tjetër, Gjykata e Apelit nëse zbaton ligjin ka vetëm një alternativë. Unë s’mund të akuzoj një njeri por e di përpjekjet që po bëhen”, shtoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...