E vërteta e hidhur e vizitës së kryeministrit të Bavarisë në Shqipëri

Tuesday, 14 February 2023 10:48

Në kohën kur para parlamentit protestohej dhe opozita kërkonte praninë e kryeministrit për t’iu përgjigjur pyetjeve për mega-skandalin e Charles McGonigal, Edi Rama zgjodhi të ishte në një konferencë për shtyp me Marks Soeder, kryeministër i landit të Bavarisë në Gjermani.

Në mënyrë të ndyrë, propaganda qeveritare tentoi që ta paraqiste atë si një vizitë të ngjashme nga përmasat me vizitën historike të paraardhësit të Soeder, të famshmit Franz Josef Strauss në vitin 1984.

Por ishte thjesht një manipulim. Në konferencën për shtyp nuk u tha asgjë për arsyet e vërteta të vizitës së Soeder në Shqipëri.
 

Soeder nuk para del shumë jashtë vendit, por këtë herë ai po viziton Shqipërinë dhe Rumaninë për një arsye të hidhur.

 
 

Siç raportojnë mediat e shumta gjermane, qëllimi i tij është që të kërkojë punëtorë për landin e tij, për Bavarinë.

“Soeder është në gjueti për punëtorë, me shpresën se do gjejë njerëz për të ndihmuar ekonominë vendase”, shkruan Sueddeutsche Zeitung.

Nëse doni të kuptoni përmasat e problemit, mjafton kjo shifër: brenda një dekade, në Bavari do mungojnë 1.3 milionë punëtorë. Kudo në landin e pasur gjerman mungojnë punëtorët.

Bavaria do hapë një zyrë të posaçme në Tiranë, për të rekrutuar sa më shumë punonjës për t’i dërguar në Gjermani.

Ndërkohë, largimi i shqiptarëve është drama më e madhe e qeverisjes së Edi Ramës, edhe pse ai nuk e ka parë kurrë si një problem

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...