Këlliçi: Goditjen më të madhe Veliaj do ta marrë në zonat e majta

E mërkurë, 15 February 2023 12:37

 

“Jam i bindur që goditjen më të madhe, Erion Veliaj do ta marrë pikërisht në ato zona të majta ku kanë pasur më parë mbështetje, sepse nuk kanë bërë asnjë investim.”

Këtë deklaratë bëri sot Belind Këlliçi, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV. Këlliçi e mbështeti bindjen e tij në fakte duke marrë shembull njesinë nr.5 të Tiranës që ka qënë kryesisht votuese e PS-së:

 

“Do të jem sot në njësinë numër 5, do të jem sërish një ecje tek zona e Selitës dhe diku te zona e Pallatit me Shigjeta që e kap njësia 5, sepse kam një kërkesë të banorëve për të shkuar në atë zonë dhe jua garantoj që kjo nuk është një çështje që prek ndarazi, të djathtët dhe të majtët.

Mungesa e ujit të pijshëm është për të gjithë njëlloj, parkimi është njëlloj, ajri i ndotur, ajri që thithim është njëlloj . Nuk është statistikë, është ajër i ndotur! Fakti që Tirana ka kaos, ka trafik, ka stres në trafik, fakti që nuk merr shërbime, penalizon të gjithë qytetarët njëlloj dhe jam i bindur që do të ketë një gatishmëri të të gjithë qytetarëve, përtej çdo ngjyrimi politik për të bërë ndryshimin këtë radhë.

Unë shoh kërkesën; shpeshherë më rastis që unë shkoj të takoj qytetarët, të takoj banorët, u kërkoj të bëjnë durim deri më 14 maj; u kërkoj të më japin kërkesat e tyre që unë të mund t’i bëj pjesë të programit dhe has në një padurim:’ “Ore, kur vjen data e votimit, sepse kështu nuk shtyhet më?!” Dhe kjo vjen si kërkesë e qytetarëve, e banorëve pa dallime politike. Nuk është çështje politike. Kjo garë nuk është një garë politike në Tiranë, është një garë për qytetin!” nënvizoi në fjalën e tij, kandidati i opozitës/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...