Ja prova/ Balla, gazetari i qeverisë e dinte që në vitin 2018 se Rama kishte paguar FBI-në kundër opozitës

E Enjte, 16 February 2023 21:39

Në skemë janë të përfshirë edhe agjentë të tjerë, shkruante ajo.Një prej tyre është Mark Rossini, kurse tjetri është Lou Bladel, që ka shërbyer në postin e shefit të kundërzbulimit të FBI në Nju Jork përpara se këtë detyrë ta merrte Charles McGonigal.

 

Madje Bladel mori një kontratë të majme prej 375 mijë eurosh nga qeveria e Edi Ramës, një kontratë problematike sipas një gjetje nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

 
 

Edhe Bladel u përdor kundër opozitës shqiptare. Madje këtë fakt e zbulonte me krenari gazetari i qeverisë, Sokol Balla.

Në tetor të vitit 2018, ai lajmëronte me krenari se Bladel është njeriu që po heton dosjet e korrupsionit dhe akuzat e opozitës.

“Burimet: ish-agjenti i FBI, Lou Bladel që përgjoi David Petraeus dhe Eduard Snowden, në krye të grupit investigatv që po heton dosjet e korrupsionit dhe akuzat e opozitës,”shkruante Balla më 8 tetor të atij viti.

Në dosjen hetimore të Departamentit të Drejtësisë për rastin e Charles McGonigal, thuhet se ky i fundit është takuar të paktën katër herë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Në dy raste, Rama është takuar dhe ka darkuar në SHBA më McGonigal. Në një rast ka darkuar në Nju Jork dhe në rastin tjetër në Uashington.

Por në darkën e Uashingtonit më 4 mars të vitit 2018, përveç McGonigal dhe Agron Nezës, i pranishëm ka qenë edhe një ish-agjent special i FBI. Kështu thuhet në dosjen amerikane të Ramës. Bëhet fjalë për ish-agjentin special, Lou Bladel.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...