Rama: Unë në parlament do të shkoj vetëm kur të më teket mua

E Enjte, 16 February 2023 21:47

Rama theksoi se do të jetë i rezervuar jo vetëm në Parlament por, edhe në politikën e përditshme.

Blendi Fevziu: Pse nuk shkoni në Parlament? Ju e keni detyrim kushtetues të shkoni në Parlament dhe t’i përgjigjeni.

Edi Rama: Kur fola për ça fola nuk kisha parasysh fryrjen e bilbilave por kisha parasysh një vijë të gjatë dhe të pambarimtë sjelljeje që është në nivelin më të ulët të edukatës të familjes së zakonshme shqiptare. Unë flas për qëndrimin tim, unë do shkoj në Parlament kur e shoh un të arsyeshme.

 
 

Blendi Fevziu: Por e keni detyrim. Nëse se shihni të arsyeshme gjatë gjithë vitit, nuk do të shkoni?

Edi Rama: Unë nuk flas me nëqoftëse por me faktin e thjeshtë që më vjen turp dhe realisht turp që nuk kam mundur të ndikoj në ndryshimin e kësaj situate që ka vite dhe përkundrazi jam bërë dhe unë pjesë e se është ajo shprehja “kush fle me qenin gdhihet me pleshta”. Do jem shumë i rezervuar në raport me politikën e përditshme.

Blendi Fevziu: Belind Këlliçi përshembull është përjashtuar nga Parlamenti pa folur fare.

Edi Rama: E para unë nuk përjashtoj deputetë, nuk jam anëtar i komisionit përkatës dhe mazhoranca nuk është një trupë që bashkohet për të përjashtuar njerëz, por besoj që nuk ka shqiptar normal që nuk pajtohet me përjashtimin e tyre.

Modifikuar më Premte, 17 February 2023 19:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...