‘Foto në shtëpinë time më 21 shkurt të vitit 1991 në takimin tim të parë me Dr. Ibrahim Rugovën’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në Facebook.
‘Të dashur miq, sot shqiptarët në Kosovë, dhe kudo që janë në mbarë botën, festojnë 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës si ditën e dytë më të madhe të lirisë se tyre pas pavarësisë së Shqipërisë. Por ne shqiptarët sot kremtojmë 15 vitet e para në historinë tonë shekullore si një komb në liri, mbasi liria kombëtare është një dhe e pandarë’, shkruan në Facebook, kreu i PD-së, Sali Berisha.