Berisha: Soros luajti rol kryesor në skemën për zhdukjen e opozitës

Saturday, 18 February 2023 13:08

“Çfarë po ndodh para syve tanë? Shqipëria po tretet, Shqipëria po shuhet, Shqipëria po vdes. Nëse një kombi i ikin në 8 vite 937 mijë vetëm në hapësirën evropiane dhe mbi 1 milion në botë, ku është e ardhmja e tij? Kush do qëndrojë? Ata që nuk ka kush t’i varrosë. 

 
 

Këto janë sirena të tmerrshme alarmi. Pse ta lëmë këtë vend të vdesë në këtë mënyrë?

Më kujtohet në vitin 1991 në parlament, ngrihet një ish-sekretar i Komitetit Qendror dhe thotë se: nuk më shkonte mendja kurrë që Enver Hoxha kishte tre dynymë qilima në shtëpi. Po nipi i Spiro Kolekës po blen 4 milionë euro instilacion për të blerë influenca, për të bërë korrupsion, për të blerë mbështetje, për të blerë deklarata, me paratë e atyre që ikin me gomone.

 
 

Ai përmendi tre dynymë qilima, por Edi Rama bën 22 milionë euro fluturime me avion, sikur të ishte biri i sulltanit.

Ai përmendi tre dynymë qilima, por Edi Rama që vjedh nga mëngjesi deri në darkë dhe në çdo akt mbron vjedhjen e tij.

A mundemi ne të pajtohemi me këtë situatë? A mundet shqiptarët të pajtohen me këtë situatë?

Revolucioni nuk kryhet me një ditë. Partia humbi nervin, po nervi janë idealet. Çfarë ndodhi me ne? Opozitë për të tretën herë pasi shpallëm masakër zgjedhore se ishin zgjedhjet më të këqija në vend, shkuam si dele dhe votuam borxhin e Edi Ramës në parlament. Po kishte gjë më të turpshme? Ia votuam borxhin atij që vjedh çdo qindarkë nga ai borxh. Pra, është e domosdoshme, kërkohet një rimendim i thellë i situatës, kërkohet një vendosmëri dhe një besim për ta larguar këtë regjim,” tha Berisha.

“Nëse nuk guxojmë t’i shohim gjërat drejt në sy, ne nuk fitojmë. Nëse trembemi nga të vërtetat, ne nuk fitojmë. Ne duhet t’i mbrojmë të vërtetat me forcën më të madhe.

Ku jemi ne sot? Jemi para një agresioni, natyrisht jo ushtarak, por politik për të zhdukur opozitën shqiptare. Por përse për ta zhdukur opozitën shqiptare? Që Edi Rama të sundojë me peqelepe sa të dojë.

Sigurisht një njeri ka luajtur rolin më kryesor dhe ky është Xhorxh Soros, që ndan një ideologji të ekstremit të majtë, armiqësore kryekëput ndaj partive dhe vlerave konservatore. I cili ndan qëndrime armiqësore ndaj kombit shqiptar si ndarja e kufijve apo Ballkani i Hapur që emërtohej në nder të tij”, shtoi kreu demokrat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...