Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se regjimi i Edi Ramës përmbyset vetëm me revolucion.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partise Demokratike, Berisha tha se 3 marsi do të jetë një ditë e jashtëzakonshme dhe bëri thirrje për angazhim maksimal të strukturave për këtë protestë.
Lideri demokrat theksoi se koha provoi që pro-perëndimorët e vërtetë të këtij vendi janë demokratët.
Duke folur për aferën Rama-McGonigal, Berisha denoncoi skemën e gjobëvënies dhe nga ana tjetër theksoi se Edi Rama nuk i shpëton dot hetimit.
Berisha kishte një mesazh edhe për zgjedhjet lokale të 14 majit.