Gjobëvënia e McGonigal/ Berisha: Pse heshtën ata që duhet të hetonin? Kim dhe Basha ishin pjesë e skemës

E mërkurë, 22 February 2023 15:26

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se aktiviteti gjobëvënës i Charles McGonigal ka vepruar deri në maj të vitit të shkuar, në mos edhe më vonë.

Ai akuzoi për heshtje ata që duhet ta hetonin, ndërsa akuzoi sërish ambasadoren amerikane, Yuri Kim dhe Lulzim Bashën si pjesë e skemës.


“Në një artikull të një ish-oficeri të CIA-s, thuhet se gjobat shkojnë 30 milionë euro. Nuk dihet sa mori Rama, Olsi, Neza, Duçka, këto duan hetim dhe vetëm hetim.

Habia shumë e madhe është se çfarë i shurdhoi dhe i verboi nga 2017-a deri në maj, se është data e fundit që di unë, sytë dhe veshët në Tiranë, të atyre që kishin për detyrë ta zbulonin, të informonin, ta denonconin. Kjo duhet të jetë objekt i një hetimi të thellë.

Çfarë e shtynte zonjën Yuri Kim të bëhet ndjekëse e Dorian Duçkës, këtij mafiozi ndërkombëtar të rrezikshëm. Unë mendoj se ajo duhet ta shpjegojë këtë, pavarësisht se ka një komision hetimor, por sikundër Neza që u thoshte se jam oficer i FBI, edhe Duçka u tregonte follousat e vet, për të rritur kredencialet.

A ka implikim, a ka lidhje, lista që Lulzim Basha dorëzoi për biznesmenët që gjoja mbështesnin foltoren, se absolutisht asnjë prej tyre nuk kishte dhënë asnjë qindarkë, dhe pastaj thirrja e tyre një nga një nga zonja Kim. A ishte kjo një praktikë për t’i çuar drejt grupit gjobëvënës?

Ndaj i bëj thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, komisionit të Kongresit të SHBA dhe vetë FBI-së të hetojë me hollësi këto akte dhe veprime. Një gjë është e sigurt, që McGonigal, Mark Rossini, Neza, Duçka nuk operuan në ishullin e Robinson Kruzosë. Ata ishin në një vend ku kryqëzohen shumë rryma e shërbime. Si mundi të vazhdojë veprimtaria e paturbuar për 5 vite me radhë?

Me ç’mënyrë mbyllën veshët e atyre që duhet t’i shihnin? Helidoni thonë se është viktimë se i pa. Ai duhet të flasë dhe të deponojë. Po të dojë edhe në Kongres të shkojë. Nëse është kjo, ai meriton një vlerësim. Nëse nuk është kjo, prapë mbetet enigmë.

Nuk e bëri Gennaro këtë, e bëri kryeministri i Shqipërisë, e bëri kryezbuluesi i FBI, kjo tejkalon edhe imagjinatën hollividuane. Edi Rama nuk mund t’i shpëtojë kësaj kurrë. Prapa diellit të shkojë, ai do u thotë shqiptarëve gjithçka për këtë.

I bëj thirrje Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës të ndërhyjnë me urgjencë, të krijojnë komisione hetimore. Kjo sepse Duçka ka marrë peng edhe zyrtarë të lartë në vendet evropiane.

Prandaj duhet të ndërmarrë një hetim të plotë se çfarë solli kjo. Kjo solli përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar për të goditur antikorrupsionin në Shqipëri, për të goditur opozitën në Shqipëri,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...