Redi Berberi:Trafiku i Tiranës, makthi i qytetarëve

E mërkurë, 22 February 2023 22:20

 

*Redi Berberi - Kryetar i Komisionit të Infrastrukturës dhe Transportit në Partinë e Lirisë

Prej ditësh, Erion Veliaj po mundohet t'u mbush mendjen njerëzve që transporti urban po modernizohet. Mesa duket në sondazhet e tij, pikërisht katrahura e trafikut në Tiranë i del si dështim më i madh...

Nuk ka nevojë të jesh inxhinier apo ekonomist të kuptosh se trafiku në Tiranë nga viti 2015 deri më sot është përkeqësuar. Mjafton të hipësh në urban çdo linjë për të kuptuar se më shpejt shkon nga Tirana në Durrës, sesa brenda unazës. Qartazi, nëse rrugët në qytet nuk zgjerohen, por po ngushtohen nuk ke sesi të pretendosh që trafiku të përmirësohet. Tirana është i vetmi kryeqytet që nuk ka korsi të dedikuar për autobuz, zjarrfikëse apo ambulanca. Të thuash që Tirana bëhet më ekologjike duke ngushtuar rrugët për të krijuar korsitë për biçikletat do të thotë të tallesh me inteligjencën bazike të qytetarëve. Nëse rruga ekzistuese nuk zgjerohet, por vetëm ndahet me një korsi të dedikuar autobuzëve, është e vërtetë që autobuzat do të lëvizin më shpejt, por po aq e vërtetë është se edhe makinat të paktën do lëvizin dyfish më ngadalë. Pra mund të kemi edhe autobuzë të rinj elektrikë që nuk ndotin ambientin, por do të kemi sërish po aq makina që qarkullojnë në Tiranë, që do të qëndrojnë më gjatë në trafik, duke ndotur ambientin edhe më shumë.

Mbi të gjtha, kostoja financiare që po paguajnë vitet e fundit qytetarët e Tiranës, qoftë me makina apo me transportin urban, është bërë gati e papërballueshme. Bileta e autobuzit është dyfishuar, ndërsa cilësia e shërbimit urban në rastin më të mirë është e njëjtë, kurse koha e udhëtimit për qytetarët për shkak të trafikut është të paktën dyfishuar.

Në këto kushte a ka zgjidhje për trafikun e Tiranës? Patjetër që nëse ka vullnet, zgjidhjet mund të gjenden.

1. Buxheti i bashkisë ka mundesi të subvencionojë biletën e urbanit duke e përgjysmuar çmimin e saj nga 40 lekë në 20 lekë. Mjafton të subvencionojë një pjesë të kostos së karburantit për operatorët.

2. Një opsion më radikal do të ishte që vetë Bashkia krijon një kompani publike për manaxhimin e linjave urbane në Tiranë.

3. Aplikimin e biletës elektronike të urbanit, e cila është premtuar prej kohësh, por nuk është realizuar.

4. Në rast të aplikimit të biletës elektronike mund të aplikoheshin dhe çmime të ndryshme për fasha kohore të ndryshme. Për shembull në orarin e mëngjesit dhe pasdites kur është edhe piku i trafikut për shkak të lëvizjeve të punonjësve, studentëve dhe nxënësve. Në këtë mënyrë një pjesë e mirë e qytetarëve do të mund të zgjidhnin shërbimin e urbanit si alternativë ndaj automjeteve personale.

5. Aplikim çmimi të diferencuar për pensionistët dhe për fëmijët.

6. Kushtëzimi i operatorëve për të blerë automjete ekologjike/elektrike duke ndërmjetësuar Bashkia për financimin me interesa të ulta nga bankat e zhvillimit ose bankat e nivelit të 2-të, edhe në kuadër të agjendës së zhvillimit të gjelbër.

Këto janl vetëm disa nga propozimet konkrete që mund të përmirësojnë dukshëm trafikun në qytet. Përndryshe do të vazhdojmë të ndërtojmë kulla dhe makinat do ti marrim në krahë.

"Nëse nuk zgjidhim trafikun, në Tiranë do ndërtohen vetëm kulla, ndërsa makinat do ti marrim në krahë"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...