Boçi: Çfarë ka bërë Edi Rama? Asgjë më pak se Enver Hoxha në 45-ën!

E Enjte, 23 February 2023 11:19
 

Nga Luçiano Boçi

FJALA E N/KRYETARIT DHE KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, LUÇIANO BOÇI NË KUVEND

 
 
 
 
 

Si mundet që ju zonja kryetare, keni urdhëruar që ata të mos futen në mbledhjen e Byrosë. Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të deputetit. Neni 65 e përcakton qartë në pikat e tij që deputeti që ankimohet për vendimin duhet të jetë prezent, ose duhet të jetë përfaqësuesi i tij ligjor.


  
 

Si mundet ju zonja kryetare, që flisni në emër të rregullores, të shkelni rregulloren dhe të vini këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë me atë qetësinë olimpike të korruptuarit nga kryeministri.

 
 

Kryeministrit tradhtar, siç e kemi cilësuar ne, kjo është e vërteta se urdhrat nga ai i merrni. Pastaj t’i futemi procedurës së të drejtave tona. Kemi kërkuar që nga java e kaluar seancë pyetjesh, është urgjente e përcaktuar nga nenet e rregullores, ku kryeministri duhet të ishte prezent menjëherë.

Kemi dy javë që e kërkojmë.

Kemi kërkuar dy komisione hetimore zonja drejtuese e seancës, dhe Komisionet Hetimore janë të firmosura. I pari për çarterat nga 35 deputetë, i dyti për çështjen Rama-McGonigal nga 44 deputetë. E ka Kushtetuta, neni 77, pika 2. Është kjo Kushtetuta që të mban ty aty. Që e mban Shqipërinë këtu të korruptuar. Pse e shkel Kushtetutën dhe më tregon mua rregulloren, më përjashton?

Pse e shkelni ju Kushtetutën zonja drejtuese e seancës? Pse e shkelni ju nenin 25? Që e cilëson saktë fare, kur ¼ e deputetëve kërkon ngritjen e këtij komisioni?

Kush është ky që del në studio televizive dhe thotë: unë nuk ngre Komisione Hetimore. Jeni apo nuk jeni ju drejtuese e këtij vendi që de facto ne dimë se kush është, por të paktën de jure ushtron autoritetin tënd, sepse ne kemi kërkuar komision hetimor për një çështje madhore që është shqetësimi kryesor i shqiptarëve . Për atë thikën në zemër që i keni ngulur marrëdhënieve me SHBA. Se ju ishit ato dy vite pro-amerikanët.

I harruat ato rublat që na përmendët, çdonjëri nga ju ishte i orientuar nga rublat. Jeni ju ata që keni cenuar marrëdhëniet me Amerikën, jo ne.

Çfarë ka bërë Edi Rama, asgjë më shumë, asgjë më pak se Enver Hoxha në 45-ën, dhe ju ndërkohë vazhdoni të njëjtën histori.

U sulmua siguria e Shqipërisë nga disa hacker-a, dhe të gjithë këtu morëm vendimin, e miratuam, e përshëndetëm për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin si shtet terrorist. Kurse Rama personalisht ka goditur sigurinë e SHBA, duke korruptuar kryeagjentin e FBI, dhe ndaj atij personi ka nisur një hetim në SHBA. Është ngritur një komision në SHBA, dhe ju pengoni Komisionin Hetimor në Parlamentin e Shqipërisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...