A i mori dosjet e inceneratorëve nga Arben Ahmetaj? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Premte, 24 February 2023 22:21
 
 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu përgjigj aludimeve të njerëzve pranë Edi Ramës se si dolën dokumentet e aferës së incenetaroëve. 

Meta tha në Çim Peka Live se dosjen e megaskandalit nuk e ka marrë nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, por nga punonjës të administratës publike, patriotë, të cilët janë tmerruar nga shkeljet ligjore. 

 

Çim Peka: A ju ka dorëzuar Arben Ahmetaj dosje për inceneratorët?
Ilir Meta
: Zoti Peka, zoti Ahmetaj ka përgjegjësitë e tij për këtë çështje siç i kanë edhe shumë persona të tjerë në qeveri, përv eç atyre që kanë kundërshtuar në mënyrë të qartë dhe të dokumentuar. Sa i takon, rastit konkret s'ka asnjë lidhje disponimi i fakteve me anëtarë të qeverisë së zotit Rama, përfshirë edhe Ahmetajn. Në administratë ka p[atur dhe ka shumë njerëz me integriet që janë të tmerruar nga këto shlje brutale të ligjit që s'ka ndodhur kurrë në Republikën e Shqipërisë. Ata janë patriotë dhe e dinë shumë mirë rëndësinë e shtetit dhe e kuptojnë se sa më shpejt kjo bandë të largohet nga pushteti aq më shpejt vendi do të marrë frymë dhe shteti do të jetë një shtet i drejtë për të tërë. 

 

Çim Peka: Brenda qeverisë vazhdojnë të mendojnë se dosjet e inceneratorëve për në SPAK janë bërë nga Meta dhe Ahmetaj. Në të njëjtën javë ju hapën dy çështje Ilir Metës dhe Arben Ahmetajt, asnjëra për inceneratorët, është kjo një tregues që Rama po hakmerret ndaj jush dhe që Rama kontrollon SPAK?
Ilir Meta
: Nuk ka çfarë të hakmerret ndaj meje zoti Rama sepse është i pafuqishëm për këtë gjë. Nëse SPAK i bën këto veprime thjesht nën presionin e Edi Ramës, po dëmton edhe më tej autoritetin e SPAK-ut. Nuk ka çfarë të hakmerret ndaj meje. Ilir Meta ka qenë shembull i respektimit të ligjit në çdod etyrë shtetërore që ka patur në të gjitha kohërat. Person që ka tmerr nga transparenca, hetimet, komisionet hetimore, që është gati të shkallmojë Kushtetutën, është vetëm Edi Rama. Ilir Meta u hetua nga komisioni i Ulsi Manjës, nga një Parlament me 120 kartona që ishin atëherë, kam vajtur atje, sepse respektoj qytetarët. Ky është detyrim ndaj qytetarëve. Ndërsa rpaorti i Ramës me drejtësinë është ai raport që ka me qytetarët që fut atë nënën 84-vjeçare nga Narta pose ka ndërtuar kotec pa leje dhe vetë bën hatanë në të gjitha aspektet, duke vjedhur dhe bërë batërdinë duke bërë që Shqipëria të jetë vendi më i polarizuar dhe më i varfër. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...