Berisha: Nëse nuk do vidheshin 122 miliardë lekë për 9 muaj, rrogat e shqiptarëve do të ishin dyfishuar

Saturday, 25 February 2023 14:53

“Kosova ka një buxhet sa 50 përqind të Shqipërisë. Para 10 vitesh, Kosova ishte pothuajse në gjysmën e rrogave tona. Para 10 vitesh, ne qëndronim në krye të rrogave në rajon. 

 
 

Po pse? Se kishte një qëllim ajo qeveri: të investojë te shqiptarët. Ajo qeveri mendonte se duke i paguar, investonte në kapitalin njerëzor dhe ua bënte jetën më të mirë, më të pranueshme.

Ajo qeveri mendonte se ka një detyrim të pakufishëm ndaj pensionistëve, të cilët u shkrinë në një sistem barbar dhe tani merrnin thërrime. Ndaj dhe i dyfishoi pensionet.

Çfarë ndodhi nga ajo periudhë? U rrokullisëm të fundit në rajon për rroga dhe pensione.

Jemi 30 deri në 50 përqind më ulët e Kosova. Po pse? Sepse vidhen. Fondet vidhen, fondet shpërdorohen.

Çfarëdo bindje të keni, nuk duhet të harroni se ai që u vjedh, ai u urren. Se u ka vjedhur, ka kryer krim ndaj jush.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama i lejon vetes të fluturojë 137 udhëtime me çarter, të shpenzojë taksat tuaja, 22 milionë euro udhëtime. Sa asnjë kryeministër në Evropë ose në botë.

Nëse ai do pyeste për qytetarët e Gjirokastrës, ai kurrë nuk mund të përdorte pushtetin për një stërluks të tillë. Ai i urren, ai i vjedh, ai i konsideron qenie inferiore ata që i vjedh. Ai mendon se nëse ishin të bindur se i vjedh, do i jepnin përgjigjen e duhur.

KLSH, vitin e kaluar, konstaton se në 9 muaj, janë vjedhur 122 miliardë lekë. Sa është fondi i pagave në një vit? 97 miliardë lekë. Pra, nëse do vidheshin dhe shpërdoroheshin 25 miliardë lekë, të tjerat do tepronin që shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës që marrin çdo muaj sot.

Kurse ky shtrohet në darka, 10 mijë euro darka. 10 mijë euro me rrogën e tij janë sa rroga e 7-8 muajve. A mundet një kryeministër t’i lejojë vetes një shpenzim të tillë? Një kryeministër që vjedh, i lejon vetes çdo gjë,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...