Berisha: Veliaj premtoi pyllin vertikal, por po sjell qytetin vertikal. A mund të krahasohet ky me Belind Këlliçin?!

Hënë, 27 February 2023 09:30

Gjatë takimit me strukturat e Tiranës, Berisha ka akuzuar Erion Veliajn si “një njeri që vjen nga kazani i veseve, i mashtrimeve, vjedhjeve, i vjedhjeve të hapura”. Ndërkohë kreu demokrat ka vlerësuar kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi.

 

A mund të krahasoni ju kandidatin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçin, një demokrat me parametra të shkëlqyera familjare, të arsimimit, formimit, edukatës dhe të gjithave, me një njeri që vjen nga kazani i veseve, i mashtrimeve, vjedhjeve, i vjedhjeve të hapura. Me një njeri i cili këtyre qytetarëve të Tiranës me të gjithë veprimtarinë e tij korruptive ja shndërroi qytetin, në një nga dhjetë qytetet më të ndotura.

 

Por a e dini se çfarë do të thotë. Do të thotë një nga dhjetë qytetet me sëmundje të rrezikshme më të lartë. Ndotja e një qyteti është vetëm sëmundje e rrezikshme, sepse ndotja e një qyteti është grimca të lëndëve shkatërrimtare për shëndetin dhe Tirana sot sipas Numbeos është një nga dhjetë qytetet më të ndotura të botës.

Premtoi pyllin vertikal. Çfarë po sjell? Qytetin vertikal. Çfarë do të thotë qytet vertikal? Do të thotë që në atë territor për metër katror të ketë një dendësi të tmerrshme popullate. Vërtetë ka gradaciela në vendet e tjera, po shkoni e shihni hapësirën përreth që ka.

Kurse këtu, kudo që gjindet një copë truall, pavarësisht se dendësia e  popullatës aty, mund të jetë edhe më e madhe se e lejueshme, ndërtohet një tjetër me 10 mijë banorë, në mënyrë që të shkatërrojë çdo parametër shëndetësor për atë zonë.

Ky është pra, a mund të krahason këta. Një kandidat që vjen çdo ditë mes jush, ju dëgjon, dëgjon komshinjtë tuaj, dëgjon socialistët, të gjithë pa dallim me një kandidat që nuk guxon të hyjë tek ju, të vijë tek ju. Që u shkon me dhjetë policë bashkiakë, çfarë e lidh qytetin me këtë asgjë nuk e lidh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...