“Protesta e 3 marsit është anti-Rama.
Protesta është: t’i dalim zot Shqipërisë.
Është një moment i rëndësishëm i revolucionit demokratik, që nuk ka më të ndalur.
Dështuan në çdo përpjekje, dështoi çdo përpjekje e turpshme për të mposhtur opozitën dhe për ta vendosur atë nën kontrollin e Edi Ramës. Përpjekje unike në histori.
Prapë, vështirësi ka, por aty ku u nis kjo betejë dhe ku ka arritur, asgjë nuk e ndalon këtë revolucion deri në fitoren e plotë,” tha Berisha.
Kreu i PD publikoi edhe spotin e protestës, i cili u shpërnda edhe nga kryetari Sali Berisha.
"Shqiponjat fluturojnë lart, por kthehen gjithnjë në fole!…",shkruan Berisha