Rama tha se Mali i Zi duhet të paguajë më shumë për urën 20 mln euro, sepse ka paga më të larta.
Meta u shpreh gjatë mbledhjes së Kryesisë se Rama demonstroi sjellje të pacipë dhe tallëse.
Sipas tij, kryeministri ka lekë për të vjedhur nga taksat e shqiptarëve, por jo për të ndërtuar Urën e Bunës.
"Besoj se dhe sot e patë sesi u premtua për herë të pestë apo të gjashtë ajo ura që do të bëhet mbi Bunë. Sa herë është takuar me ndonjë autoritet nga Mali i Zi këtë premtim ka bërë por ajo që ishte sjellja më e pacipë dhe tallje, ishte ajo që duhet të paguante më shumë Mali i Zi për Urën mbi Bunë, meqenëse i paska Mali i Zi rrogat më të larta. Sepse ky nuk ka lekë për të bërë ura ky ka lekë vetëm dhe taksa dhe borxhe që merr në emër të shqiptarëve vetëm për të vjedhur për veten e tij dhe bandën e tij”, tha Meta.