Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me aksionin e opozitës shqiptare dhe betejën e saj me regjimin e Edi Ramës.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ky regjim është më i egër se çdo pushtim që shqiptarët kanë në histori dhe se ky regjim me politikat që ka ndjekur, me varfërimin masiv të shqiptarëve, me shndërrimin e votës në një letër pa vlerë, ja u ka nxir jetën shqiptarëve.
A mundet ne ta pranojmë për kryeministër, një njeri që vjedh shqiptarët, i varfëron, i mjeron dhe i degdis në dhera të tjera? Nuk ka dënim më të madh që do na bëjë historia nëqoftëse nuk e shporrim atë dhe regjimin e tij.