Analisti Ylli Manjani reagoi mbrëmë në programin e Adi Krastës në SYRI TV në lidhje me një lajm të SYRI-t, sipas të cilit ministrja Olta Xhaçka ka siguruar një diplomat të lartë në Tiranë se vulën e PD do e marrë Enkelejd Alibeaj.
Duke postuar videon e bisedës me Krastën, Manjani shkruan:
Sipas lajmit, Olta Xhaçka kishte informuar një ambasador të huaj se qeveria e kontrollon gjykatën dhe se për këtë shkak do dhunohet ligji dhe vula e PD do t’i jepet Alibeut.
Sigurisht, nuk ka asgjë tjetër më skandal sesa kjo.
Është monizëm i pastër!
Është dëshmi e rënies përfundimtare të Kushtetutës e rendit ligjor në vend.
Ndaj thirrja ime për qeverinë është:
Na sqaroni, e pranoni apo jo për pluralizmin politik?
E njihni apo jo Republikën Kushtetuese, ku gjykata është e pavarur?
Duhet qëndrim zyrtar i qeverisë. Edhe nëse lajmi nuk konfirmohet, prapë sqarimi i qëndrimit veç mirë bën.
Ndërsa sa i takon punëve të McGoles, Rama pas qafe e ka.
Dhe një ftesë për të gjithë votuesit që ende nuk janë ngopur me bëmat e komunistëve që sundojnë, votojeni prapë po të doni, por bëni gati shtëpitë që do t'ua shembë udhëheqësi!”