Përfaqësuesi demokrat, Ivi Kaso bëri një kërkesë paraprake.
“Gjykata të konstatojë mospranimin e ankimit, pasi gjykata është investuar nga një palë që nuk legjitimohet.
Sipas nesh, vendimi gjyqësor që e ka lejuar ankuesin, është marrë në kundërshtim të ligjit,” tha Kaso.
Opozita ka deklaruar vazhdimisht se Enkelejd Alibeaj është bërë palë në këtë proces në mënyrë të paligjshme.
Madje edhe në vendimin e gjykatës së shkallës së parë, thuhet qartësisht se Alibeaj dhe Basha nuk janë palë në këtë çështje.