Në një komunikim për Syri tv, një qytetar u shpreh i revoltuar duke thënë se kryeministri Edi Rama e ka kthyer vendin në një regjim dhe se nuk mendon për qytetarët.
“Kush mundohet të bëjë regjim ka dhunë është e pranueshme kjo. Ai po dhunon popullin nga të gjitha arsyet, papunë, shtypje. Ka gjysmën e qeverisë në burg, le të shkojë tek 313…Çfarë do më ky nga ne. Jemi treguar shumë me kulturë. Ka dhunë, nuk ka më fjalime,. Edhe gjykatat i ka korruptuar…Nuk mund ta bëjë kryetar partie…Vula është e jona, i bëjmë thirrje gjyqtarit që është në Apel, të reflektojë… Ka dhunë e dhunë të fortë, le ta provojë sot dhunën dhe do ta shohë. U bëj thirrje të gjithë demokratëve të ndershëm, të dalin dhe t’i japim përgjigje”, u shpreh një protestues.
Gjithashtu një tjetër qytetar bëri thirrje që qytetarët të bashkohen dhe të dalin masivisht në shesh.