Burimet e SYRI TV thonë se gjykata do të vendosë për kërkesën paraprake për të mos pranuar Enkelejd Alibeajn si palë.
“Gjykata e Shkallës së Parë është investuar nga Komisioni i Rithemelimit, duke e pranuar të plotë kërkesën, e cila konsistonte në njohjen e plotë të ndryshimeve statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Në kundërshtim me ligjin, Enkelejd Alibeaj ka bërë ankim gjykatën dhe po në shkelje të ligjit, gjyqtarja Blerina Muça e ka pranuar këtë ankim. Deputeti Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohet si ankimues dhe ne kërkojmë që kjo të jetë gjeja e parë që të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit.
Ankimi duhet të mos ishte pranuar sepse nuk përmbush shkaqet. Personi nuk ishte palë në proces. Ligji parashikon qartë se çfarë është ankimi dhe gjithashtu parashikon edhe kriteret minimale që duhet të plotësohen.
Ankimi është akti në të cilën palët ose palët e tjera në proces ankimojnë një vendim. Pra, që të ankimosh një vendim, duhet të jesh palë ose pjesëmarrës në proces.
Në vendimin objekt ankimi duket qartë që palë në këtë proces ishte vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë, palë që pasi është njohur me arsyetimin e vendimit, nëpërmjet përfaqësuesit, Ivi Kasos,” tha ai gjatë seancës