“Ky regjim është lider vetëm për shpopullimin e vendit,” tha Meta, duke shtuar se Rama po ia kalon edhe Bjellorusisë së Lukashenkos.
Një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, i tmerruar nga firmat që ka hedhur fap e fap për të plaçkitur miliarda euro”, tha Meta.
“Tani ai kërkon të marrë edhe vulën e PD-së. Ky njeri, me probleme të mëdha mendore, politike po e po, sot është në panikun e presioneve më mafioze që ushtrohen nga të gjithë ata, mbështetjen e të cilëve kërkoi për të kapur shtetin dhe rrëzuar kollonat e shtetit,” theksoi Meta.
“Të gjithë së bashku, të vazhdojmë në rrugën tonë, zgjedhje dhe protesta. Jam i sigurt se më 14 maj, do jemi të gjithë këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçit, Igli Carës, Luçiano Boçit dhe kudo”