Kur kanë kaluar 2 orë nga tërheqja e trupës gjykuese, ende nuk kemi vendim.
Gjatë seancës, Sekretari për Çështjet Ligjore të PD, Ivi Kaso kërkoi moslegjitimin e kërkesës së Indrit Sefës, përfaqësues i Enkelejd Alibeajt, pasi nuk është palë në proces.
Partia Demokratike kërkon lënien në fuqi të vendimit të 25 marsit 2022 të gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu si legjitim Kuvendin e 11 dhjetorit dhe vendimet statutore që u morën.
Ndërsa Enkelejd Alibeaj kërkon prishjen e këtij vendimi dhe kthimin e çështjes për gjykim.
Ende pritet vendimi i Gjykatës së Apelit.
Pjesë nga diskutimet në seancë
Ivi Kaso: Kërkojmë mos njihet ankimimi i palës tjetër dhe rrëzimim e ankimit. Nëse do të legjitimihet do të ishte oguri më i keq lidhur me jetën e partive politike, precedent që deri më sot ka qenë i qartë. Dhe gjykata nuk mund të bëhet arbitër mes problemeve të brendshme të një partie.
Indrit Sefa: Kërkojmë në bazë të kërkesës prishjen e vendimit të Agron Zhukrit ose prishjen e vendimit dhe kthimin në shkallë të parë me një tjetër trupë gjykuese.