Berisha: Rama kërkon të ringjallë Bashën me vulën! Kim ndërhyri te gjykata me Veliajn

Saturday, 04 Mars 2023 12:52

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot para kryesisë së PD, se qëllimi i Edi Ramës dhe Yuri Kim është që të ringjallin Lulzim Bashën.

“E thirrëm këtë mbledhje për të diskutuar lidhur me vendimin e fundit të Edi Ramës për të bllokuar regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe të marrë për vete vulën e kësaj partie.

Ky moment është dëshmia flagrante e tmerrit dhe ferrit që ka kapur Edi Ramën, mafien shqiptare të tij, por e vërteta është edhe segmente të mafies ndërkombëtare.
 

Ata e shohin se demokratët janë të pamposhtur. Ata u përpoqën t’i japin PD-së goditje fatale, duke i mbajtur një kufomë politike, një peng politik në krye të saj, që e akuzonin publikisht dhe ligjërisht si një kukull të financuar nga rusët, dhe sipas tyre, sipas Edi Ramës, por e vërteta sipas guvernatores Yuri Kim, ky ishte i përshtatshëm për të drejtuar forcën kryesore opozitare.

Ky është paradoksi më i madh, jo për Edi Ramën. Ai ka origjinë xhelatësh ndaj pluralizmit politik. Është në qenien e tij. Përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, të përpiqet me të gjitha mënyrat, më flagrante të ligjeve dhe Kushtetutës, që opozita shqiptare të drejtohet nga një njeri i financuar nga rusët, nuk ka paradoks më të madh se ky.

Por këta skenarë që filluan me McGonigal dhe Xhorxh Soros, me një qëllim të vetëm, çelnikosjen e pushtetit të Edi Ramës, vazhduan me procese, në të cilat Lulzim Basha u fut në thes, dhe tani Edi Rama mendon se pasi dështoi me Bravën, do e ringjallë Bashën me Vulën.

Në procesin gjyqësor të shpalljes palë të atij që nuk është palë, një rol të dorës së parë ka luajtur Yuri Kim, që ka ndërhyrë të gjykatësja me Erion Veliajn. Këto janë të faktuara,”tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...