Berisha: Edi Rama armik i vërtetë i SHBA-së, ashtu siç tha dhe Prokurori i Përgjithshëm amerikan

Saturday, 04 Mars 2023 20:25
 
 
 

"Edi Rama armik i vërtetë i SHBA-së"! 

Kështu u shpreh kryetari i PD, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar në selinë blu. 

 
Berisha iu referua deklaratës së Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA, Merrick Garland i cili para Senatit tha se çdo njeri që paguan një nëpunës amerikan për interesat e tij apo të qeverisë, kërcënon sigurinë e SHBA. 
 

"Edi Rama një kufomë politike e pakallur, e kam theksuar dhe e theksoj përsëri, është i aftë të bëjë gjithçka, të marrë çdo vendim, por çfarëdo që të bëjë nuk ka shpëtim. 

Ai është faktuar një armik i vërtetë i SHBA-së, me rekrutimin që i bëri kryezbuluesit të atij vendi dhe siç tha Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së dhe ministri i Drejtësisë, në Senatin e SHBA-së, se çdo njeri që paguan një nënpunës të SHBA-së për shërbime ndaj qeverisë së vendit të tij, kërcënon sigurinë e SHBA-së. 

Edi Rama pagoi një nga njerëzit më kryesorë të sigurisë së SHBA-së, McGonigal. E pagoi atë direkt për interesat të pushtetit të tij. E pagoi atë për ta përdorur si vrasës me pagesë kundër opozitës shqiptare. 

Por sot demokratët, ndihen më krenarë se kurrë, sepse kundrejt këtij kurthi makbethian, kundrejt agresionit brutal nga mafia më e rrezikshme e planetit, Rama-McGonigal dhe jo vetëm ata. Gonigal kishte ekip, Dorian Duçkën, Marko Rossin, Lou Bladel që sipas Sokol Ballës merrej me dosjet e opozitës, Agron Nezën dhe të tjerë. Pra të gjitha  këto u bënë që të asgjësojnë PD-së".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...