“Kongresi i Shendetesise”, propagande e vetem propagande!

Diel, 05 Mars 2023 09:58


Per te “sheqerosur” thelbin tragjik te sistemit tone, qe po katandiset pa mjeke….
“O paguaj, o vdis!”
Tipike kjo per Rilindjen, “luge bosh’ per qytetaret, vetem propagande.
Njelloj ky Kongres me “si motren” e tij, “Konferencen kombetare te mjekesise shqiptare”, te realizuar nen kujdestarine e Adil Carcanit me 1989.
U organizua atehere per te fshehur mbas propagandes gjendjen katastrofale te shendetesise se atyre viteve te fundit te komunizmit.
Sot eshte nen Ramen, por nuk ka shume ndryshim nga atehere, kthehemi mbrapa ne realitete, kohe, “zakone” e qellime!
Ne kete “Kongres te shendetesise”, te organizuar nga Ministria e Shendetesise ne 2-3 dite do te flitet per gjitheshka, qe lidhet me mjekesine e shendetesine!!
Kjo do te thote qe ne te vertete nuk do te flitet e aq me shume nuk do te konkludohet per asgje.
Megjithe shpenzimet ne kurriz te sistemit tone me varferi afrikane, kohen, energjite e humbura.
Nje aktivitet i ketij lloji, “universal”, i organizuar nga shteti, nuk ndodh ne asnje nga vendet demokratike, vetem ne diktaturat, si propagande “gebelsiane”!
Po, kudo ne bote edhe tek ne, zhvillohen me shumice Konferenca, Kongrese, Simpoziume shkencore, sektorialete, si te Kardiologjise, Kirurgjise, Anestezise, etj, etj, te organizuara nga shoqata, grupe shkencore a profesionale etj.
Por nje i tille, eshte vetem model anakronik, rregjimesh!
Megjithate te tilla aktivitete pompoze, por bosh ne permbajtje e impakte, njelloj si me 1989, nuk ja “embelsojne” dot njerezve realitetin tone te hidhur te sistemit.
Te ketij sistemi pa mjeke, qe ka si leitmotiv:
“O paguaj, o vdis”!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...