Kush i ka 400 mijë € e Alda Klosit? Gazetarja: Do dalin emra zyrtarësh, janë përgjuar

Diel, 05 Mars 2023 10:03
 

Edhe pse ish-zyrtarja ka vendosur t’i qëndrojë besnike versionit të saj fillestar se në shtëpinë e saj janë vjedhur 120 mijë euro 30 mijë dollarë dhe disa bizhuteri dhe se shuma prej 404 mijë eurosh dhe 8500 dollarë nuk i përket saj, Rozeta Dobi pretendon të kundërtën, duke thënë se paratë i ishin lënë në administrim prej Klosit.

Është një procedurë e njohur nga prokuroria në momentin që dy persona akuzojnë njëri-tjetrin do të duhet të bëhet ballafaqimi. Rozeta Dobi pasi refuzoi në tri pyetjet e para pranonte se kujt i përkiste shuma, në fund u dorëzua dhe tha se shuma 125 mijë euro 30 mijë dollarësh 404 mijë euro të tjera të gjetura në tubin e aspirimit në shtëpinë e saj i përkisnin Alda Klosit. Alda Klosi në momentet e para nuk e ishte deklaruar shumën por kishte thënë se i ishin vjedhur para për shpenzime të përditshme , pas arrestimit të pastrueses dha një version tjetër se i përkisnin xhaxhait të saj dhe se ajo po i mbante se ai ishte sëmurë. Nuk pranonte të kishte lidhje me 404 mijë euro. Rozeta Dobi ma pas tha se paratë i përkasin Klosit dhe se ia kishte lënë t’i ruante dhe më kërkoi inskenimin e vjedhjes së banesës së saj”, tha Lala.

Sakaq, gazetarja zbuloi në emisionin “Kjo Javë” se krisja në raportin e Alda Klosit me pastruesen e shtëpisë së saj, ndodhi kur mësoi se i biri i Rozetës, Havier Dobi kishte nisur të shpenzonte paratë.

Edhe pse nuk thuhet mua nga përgjime më rezulton se Havier Dobi ka marrë dhe ka prishur paratë. Ky ka qenë mesa duket edhe konflikti mes grave. Ballafaqimi mes tyre zgjati disa orë”, rrëfeu Lala. 

Por ajo zbuloi më tej se në dosjen Klosi-Dobi ka emra zyrtarësh, të cilët pastruesja ua ka treguar hetuesve në dëshmitë e tjera të saj. Madje Lala tha se opinion publik duhet të përgatitet për surpriza pasi këta zyrtarë që përmend Rozeta Dobi janë përgjuar nga autoritetet.

Prokuroria është duke kryer shumë veprime dhe është duke hetuar edhe për disa zyrtarë që Rozeta Dobi ia ka nxjerrë gjatë dëshmive të marra më pas. Nga informacionet që kam këto persona janë përgjuar. Mendoj se do të jetë një çështje që do të ketë surpriza. Sfida që ka prokuroria është të provojë, se dyshimet janë se këto para janë korrupsioni, por për çfarë? A ka para të tjera që mund të jenë fshehur? Tani hetimi po shtrihet në këtë ballafaqim. Fakti që po mbahet në sekret të plotë në informacionet që kam do të ketë surpriza në ditët në vijim”, tha Lala.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...