Berisha: Revolucioni ynë nuk do të ndalet, PD do kthehet në forcën më të fuqishme të këtij vendi

Diel, 05 Mars 2023 23:11

“Ne do të vazhdojmë gjer në rrëzimin e këtij pushteti, revolucionin paqësor”, tha Berisha. 

 
 

Berisha: Pas këtij vendimi ka patur në forume diskutime të frytshme, të hapura. Në kryesinë e PD-së, grupin parlamentar, sot me të gjithë kandidatët dhe natyrisht është Këshilli Kombëtar ai që do të marrë vendimet përfundimtare.

Por në të gjitha këto diskutime mund të ju informoj se ka mbizotëruar me përgjegjësi të plotë tërësisht vendosmëria për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të fituar zgjedhjet. Mos harroni, qëllimi i Edi Ramës, por ç’është e vërteta e kam këtu dokumentin me shkrim, edhe i guvernatores Kim ka qenë shkatërrimi i PD-së, në mënyrë tekstuale po ju them.

Por ne nuk kemi ndërmend, ne kemi ndërmend të kthehemi në forcën më të fuqishme të këtij vendi, në forcën qeverisëse të këtij vendi, në lokomotivë siç kemi qenë të zhvillimit dhe integrimit të saj në BE. Dhe ne ekzistojmë dhe do të ekzistojmë sa kohë që shqiptarët të ruajnë idealet e lirisë, shqiptarët të besojnë se me mundin, djersën e tyre në këtë vend të bekuar mund të ndërtojnë të ardhme, gjithnjë e më të mirë.

Pra nuk ka patur, ju them këtu ju, asnjë mendim tjetër përveç pjesëmarrjes dhe këtë unë e vlerësoj shumë, qoftë të kandidatëve, qoftë të drejtuesve të tjerë. Por pjesëmarrja në zgjedhje është aspekt jashtëzakonisht i rëndësishëm.

Por aspekti i dytë është, ne duhet ti qëndrojmë dhëmb për dhëmb këtij armiku të egër të shqiptarëve. Ne duhet ti dalim zot Shqipërisë, duhet ti shkurtojmë kohën e qeverisjes Edi Ramës, kryetar i një organizate kriminale më të rrezikshme në Europë. Ne duhet të angazhohemi në të gjitha metodat e luftës me mosbindje civile, paqësore dhe metoda të tjera duke i faktuar atij se do të na ketë përballë gjer në largimin e tij nga skena politike si një kufomë e vërtetë politike që është sot.

Këto detyra të vështira të mëdha, komplekse, i përmbushin dhe do të mund ti përmbushin vetëm misionarët. Dhe ju, anëtarët, simpatizantët tanë sot janë misionarë. Misionarë për shpëtimin e vendit, misionarë për të ndaluar këtë rrokullisje në honet e historisë që ka sot Shqipëria. Një vend që në 8 vite humbet 35 % të popullatës, me këto ritme pas 16 vitesh nuk do të ekzistojë më. O sot o kurrë ti dalim zot dhe ne do ti dalim zot.

Por kjo kërkon secili një bilanc personal pune. Çdonjëri nga demokratet, demokratët të përpiqet, të sakrifikojë dhe ju garantoj se sot i kemi bërë, do i bëjmë një shërbim shumë më të madh të Shqipërisë se sa 1991. ’91 ishte një ortek Europian, diktaturat ranë njëra pas tjetrës, kure tani kemi narko shtetin, i cili nëse ne nuk e luftojmë pa kompromis, Edi Rama mund të vazhdojë shitje votash, blerje votash edhe 20 vite.

Ndaj dhe pa humbur durimin. Me të drejtë ka demokratë që thonë, s’po bëjmë gjë. Ka të tjerë që thonë pse mblidhemi? Jo revolucioni paqësor është paqësor, por historia ka faktuar dhe provuar dhe çdo njeri që dëshiron i them të lexojë, se revolucionet paqësore janë 2 ose më shumë herë se sa ato të dhunës, dhe ne i mbetemi besnik këtij parimi.

Ne do të vazhdojmë gjer në rrëzimin e këtij pushteti, revolucionin paqësor.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...