'PD i ka ndarë njëherë e mirë rrugët me Lulzim Bashën dhe Autorizim Alibeun, deputetët s’duhet të flasin më nëpër dhëmbë'

Hënë, 06 Mars 2023 15:16

Sot paradite mësova për disa përpjekje deputetësh të PD për të gjetur zgjidhje për regjistrimin e partisë me një logo.

 
 
 

Në pamje të parë, kur dëgjon përpjekje të tilla, duhen shenja pozitive. Me këtë përshtypje ti fillon të mendosh se kush mund të ishte zgjidhja më e mirë teknike në këto kushte..

Mirëpo ky është një kurth i madh, me thënë të drejtën. Se çfarë zgjidhje teknike mund të gjesh në kushtet kur nuk ka pajtueshmëri parimore?!

Ky është momenti kur del nga kurthi dhe konkludon se:

1. Deputetët e një partie si fillim, që të quhen të partisë, duhet të njohin vendimet e anëtarësisë së saj. Ndaj ato deputetë që s'e njohin anëtarësinë s'kanë se si të propozojnë, apo bëjnë kompromis me të.

2. E kuptoj se ka deputetë që nuk e ndjekin verbërisht Lulzim Bashën dhe aq më pak Autorizim Alibeun, por këta deputetë nuk mund të flasin më nëpër dhëmbë. Ata duhet të pranojnë publikisht se janë me anëtarësinë dhe jo me pengmarrësit e saj. Vetëm pas kësaj flitet me ta.

3. Çdo negociatë për bashkim fillon nga qëndrimi parimor. Si fillim shprehet dakordësia me anëtarësinë dhe në vijim heqja dorë nga përdorimi i gjykatës si mjet pengmarrje, ose minimalisht dënimi publik i këtij akti antidemokraci.

4. Përshtypja ime është se PD i ka ndarë njëherë e mirë rrugët me Lulzim Bashën dhe Autorizim Alibeun. Me të tjerët edhe mund të ketë kompromis, por jo me këta të dy.

Si mund të bëhet kompromis me persona që kërkojnë të ndalojnëmarrjen pjesë në zgjedhje të gati gjysmës së votuesve?!

Kjo sjelle i kalon përmasat e interesit të një partie politike.

Lulzim Basha dhe Autorizimi i tij, janë rrjeshtuar haptazi në anën e dhunuesve të demokracisë, jo thjesht kundër demokratëve!

Ata sduhet të kenë më vend në politikë. Le të luajnë me letra me Suden po të duan, por jo me të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...