Kandidati i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, zhvilloi një tur takimesh me qytetarë të cilët banojnë në zonën e “Komunës së Parisit”, në Njësinë Nr. 5.
Hapësirat e gjelbërta të munguara, papunësia, apo dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë ishin temat e bisedave që Këlliçi ndau me banorët e kësaj zone.
Komuna e Parisit, njihet si një nga zonat me dendësinë më të madhe të ndërtimeve në Tiranë. Në përfundim të takimeve Këlliçi theksoi në postim në facebook: “Në Tiranë po zhvillohen paralelisht dy fushata, ekipi ynë në terren me qytetarët ndërsa kryebashkiaku në takime me administratën. Tirana duhet të shembulli i parë i suksesit, lidere e ndryshimit për të gjithë vendit. Këtë do e realizojmë duke promovuar njerëzit e punës, jo të llafeve. Qytetarët kanë nevojë për një kryebashkiak që promovon Tiranën, jo veten.”