Ilir Meta pyetet në detaje për takimin me ambasadoren Kim, ja përgjigja e kreut të PL

E Enjte, 09 Mars 2023 15:13

Pyetje: Z. Meta, ditën e djeshme ju keni pasur takim me ambasadoren e SHBA, znj. Yuri Kim. A ka pasur presion prej saj apo ambasadës së SHBA për të mos pasur një koalicion me z. Berisha, për shkak se ai është sanksionuar nga SHBA dhe është shpallur “non grata” e mund të ketë edhe një sanksionim ndaj jush?

 
Ilir Meta: Kjo është zero e vërtetë për arsye se marrëdhëniet e mia me Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe janë gjithmonë shumë të hapura dhe shumë  parimore. Unë nuk kam pasur asnjë qëllim dhe nuk kam që të ndikoj në vendimet e tyre, të cilat janë përgjegjësi e tyre dhe njëkohësisht, gjithmonë kam marrë vendimet e mia bazuar mbi parimet më demokratike që ka Kushtetuta jonë, por të jeni të sigurt se i ka dhe vetë kushtetuta që na ka frymëzuar dhe na frymëzon gjithmonë, kushtetuta amerikane. Kështu që asnjë lloj presioni.
 
 

Përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe Shtetet e Bashkuara janë tepër të interesuara për një opozitë sa më të fuqishme sepse janë të interesuara që në vend të funksionojë sistemi i llogaridhënies. Kështu që gjithçka tjetër është thashethemi i portaleve të Kryeministrit.

Po kështu e kam falenderuar ambasadoren dhe Ambasadën e SHBA për bashkëpunim e shkëlqyer që kanë të rinjtë tanë dhe që kanë dhe gratë e Partisë së Lirisë me Institutin Republikan dhe për sa i takon çështjes së zgjedhjeve vendore dhe trajnimeve të ndryshme për të promovuar lidershipin e tyre si edhe me Institutin Demokratik Amerikan që është një traditë e shkëlqyer prej dekadash.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...