Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se nuk mund të ketë negociata me pengjet e Edi Ramës.
“Ju e dini se veprimet e Edi Ramës ishin in-ekstremis, të njeriut të tmerruar, që rryma po e çon drejt McGonigalit, dhe që përpiqet të kapet në fije bari si Brava dhe Alibasha.
Edi Rama është i tmerruar dhe përdori si salvaxhente për të shpëtuar dy pengje të tij, Bravën dhe Alibashën.
Unë kam një mirënjohje të pakufishme për qytetarët e Mallakastrës, të Lezhës, për pritjen e zjarrtë, për reagimin e tyre flakë për flakë ndaj qëndrimit të turpshëm, antikushtetues të një njeriu që ka frikë nga vetja e tij në çdo hap që bën.
Dhe, ndaj dy pengjeve të cilët kanë vendosur standardet më të ulëta të integritetit politik në tërë historinë politike të Shqipërisë post-diktatoriale,” tha Berisha.
“Alibasha është një peng i Ramës dhe duhet ta ketë të qartë çdo njeri që me pengjet nuk negociohet kurrë.
Po të jetë për të negociuar, logjika thotë se duhet negociuar me pengmarrësin, por kjo nuk do ndodhë kurrë ndonjëherë.
Ata që mendojnë se me vulën e plaçkitur të Edi Ramës, mund të bëjnë Pazar me ne, dëshmojnë turpin e tyre.
Ndaj Brava dhe Alibasha janë dy pengje me të cilët nuk mund të ketë asnjë lloj negociate,” theksoi kreu i PD.